• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia, PD-së: Te liqeni nuk lejohen më ndërtimet, zona e Gardës i kthehet Parkut

by Java News
27/08/2018 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës hedh poshtë si të pavërteta akuzat e Partisë Demokratike për të ashtuquajturin betonizim të Parkut të Liqenit Artificial.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Bashkia Tiranë thekson se ndryshe nga sa ishte parashikuar nga bashkia e mëparshme, me planin e ri, në zonën e Liqenit nuk lejohen më ndërtime.

Sipas Bashkisë së Tiranës sa i përket zonës së Gardës së Republikës, me planin e ri i kthehet Parkut të Liqenit – kjo ndryshe nga sa parashikonte plani i Bashës, i cili e kishte tërësisht një zonë të zhvillueshme.

 “Kjo është vetëm 1 nga 5 zonat e ndryshme të Tiranës që Bashkia e Tiranës, me planin e ri, ia ka kthyer Parkut të Liqenit, duke pezulluar tërësisht zhvillimin, ndryshe nga ndërtimet pa kritere që parashikoheshin me planin Basha”, thuhet në deklaratën e Bashkisë Tiranë.

Më tej Bashkia Tiranë sqaron se në një prej këtyre zonave është edhe banesa private e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili sipas saj, gjatë kohës që ishte kryetar bashkie i dha vetes leje ndërtimi për shtesë kati mbi një pallat 11-katësh, në shkelje të pastër të ligjit dhe në konflikt interesi flagrant.

Këtë Bashkia e Tiranës e shoqëron dhe me një kopje të lejes së ndërtimit që Lulzim Basha i dha vetes për të bërë një kat shtesë mbi pallat.

Deklarata e plotë e Bashkisë Tiranë

Partia Demokratike doli përsëri bllof sot kur akuzoi Bashkinë e Tiranës për përcaktimin e një zone të re zhvillimore me Planin e Ri të qytetit.

Me sa duket, Partisë Demokratike i është dashur 1 vit e gjysëm nga miratimi i planit urbanistik për të zbuluar se, me planin e ri, në zonën e Liqenit nuk lejohen më ndërtime.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për zonën e Gardës së Republikës, zonë (TR169) e cila me planin e ri i kthehet Parkut të Liqenit – kjo ndryshe nga plani i Bashës (zona 5-27), i cili e kishte tërësisht të zhvillueshme.

Kjo është vetëm 1 nga 5 zonat e ndryshme të Tiranës që Bashkia e Tiranës, me planin e ri, ia ka kthyer Parkut të Liqenit, duke pezulluar tërësisht zhvillimin, ndryshe nga ndërtimet pa kritere që parashikoheshin me planin Basha. Këto zona janë: 1. Zona e pishinave dhe e Parkut Olimpik 2. Parkimi privat te fillimi i Digës së Liqenit 3. E gjithë hapësira e pazhvilluar e zonës së Gardës 4.

Zona e ish disko Refleksionit 5. Zona e kompleksit të Universitetit Politeknik të Tiranës Gjithashtu, në dy zona të tjera, tashmë të zhvilluara, pranë liqenit janë pezulluar shtesat në volum. Një prej këtyre zonave, në fakt, është edhe banesa private e kryetarit të PD-së, i cili gjatë kohës që ishte kryetar bashkie i dha vetes leje ndërtimi për shtesë kati mbi një pallat 11 katësh, në shkelje të pastër të ligjit dhe në konflikt interesi flagrant.

Parku i Liqenit të Tiranës është kthyer sot në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, sidomos nga fëmijët, pikërisht nga investimet e kryera në këto 3 vjet dhe prishja e ndërtimeve pa leje që kishin mbirë aty në vitet 2011-2015.

Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se koha kur hiqeshin terrene shkollash për të bërë pallate (si rasti i shkollës “Kosova”) ka mbaruar në qershor 2015.

a.ç

Next Post
Eros Grezda drejt Rejnxhërs, e kërkon Stiven Xherard

Eros Grezda drejt Rejnxhërs, e kërkon Stiven Xherard

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

July 17, 2026
Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

July 17, 2026
Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për kapjen e autorëve

Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për kapjen e autorëve

July 17, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Projektligji i ri për BSH: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

July 17, 2026
Lazer i gjelbër drejt avionit me pasagjerë pranë Aeroportit “Adem Jashari”, Policia e Kosovës nis hetimet

Lazer i gjelbër drejt avionit me pasagjerë pranë Aeroportit “Adem Jashari”, Policia e Kosovës nis hetimet

July 17, 2026
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve; Avokati kërkon kohë për t’u njohur me përgjigjet

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve; Avokati kërkon kohë për t’u njohur me përgjigjet

July 17, 2026
Steka që BIRN ia vuri vetes

Steka që BIRN ia vuri vetes

July 17, 2026
SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite

SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite

July 17, 2026
Përshtati banesën për thertore dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë, arrestohet 62-vjeçari në Përmet

Përshtati banesën për thertore dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë, arrestohet 62-vjeçari në Përmet

July 17, 2026
Zbulohet shkaku, Trumpi “zemrohet” me kryeministrin e Izraelit

Zbulohet shkaku, Trumpi “zemrohet” me kryeministrin e Izraelit

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In