• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia Kukës padit anëtarët e KZAZ për shpërdorim detyre

by Java News
24/06/2019 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia Kukës që drejtohet nga PD, ka paditur për shpërdorim detyre anëtarët e KZAZ nr.11 të qytetit.

Duke deklaruar se anëtarët e kësaj KZAZ-je vazhdojnë të mbajnë të bllokuara, në mënyrë të paligjshme, mjediset në Shkollën e Mesme “Havzi Nela”, pasuri e kësaj bashkie, kryebashkiaku Bashkim Shehu, shprehet se ata po konsumojnë veprën penale të Shpërdorimit të detyrës.

Argumenti i Shehut është se “pavarësisht se anëtaret e KZAZ-së kanë marrë dijeni për shkak të detyrës, për anullimin e datës së zgjedhjeve vendore, ata vijojnë të mbajnë të bllokuar një objekt në pronësi të Bashkisë Kukës”.

Në padinë dorëzuar Prokurorisë së Shkallës së Parë Kukës, arsyetohet se anëtarët e KZAZ-së Kukës kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, pasi kanë penguar Bashkinë Kukës në ushtrimin e detyrës së saj, duke refuzuar kthimin e objekteve të zëna, si dhe në rolin e funksionarëve publikë, kanë refuzuar të zbatojnë kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Pas daljes së dekretit të presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve, anëtarët e KZAZ-së Kukës i lëvizën materialet zgjedhore nga mjediset e Qendrës Kultutore “Hasan Prishtina”, por vazhdojnë të mbajnë të bllokuar palestrën sportive të shkollës së mesme “Havzi Nela”, në kundërshtim me ligjin.

Bashkia Kukës, duke vlerësuar se çdo veprim i ndërmarrë në kundërshtim me Dekretin e Presidentit gjykohet si shkelje e legjislacionit penal dhe kërkon procedimin penal të anëtarëve të KZAZ-së Kukës, për shpërdorim detyre, sipas nenit 248 të Kodit Penal.

Në nenin 248 të Kodit Penal ndër të tjera thuhet se Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milionë lekë.

/a.r

Next Post
Juventusi arrin marrëveshjen me yllin e Ajaksit, mbetet vetëm firma

Juventusi arrin marrëveshjen me yllin e Ajaksit, mbetet vetëm firma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot mblidhet Parlamenti! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

Sot mblidhet Parlamenti! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In