• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia Korçë thirrje PD-së: Pushteti nuk janë godinat dhe xhamat që ju thyeni, po besimi që të japin qytetarët

by Ardit Rada
11/12/2020 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protestat për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha janë shtrirë disa qytete të vendit, duke shaktuar një sërë dëmtimesh materiale ndaj institucioneve.

Protesta të dhunshme u regjistruan edhe ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku një grup i vogël njerëzish kanë thyer e dëmtuar qendrën e qytetit.

Ndaj këtij veprii, ka ardhur reagimi i Bashkisë Korçë, e cila i bën thirrje PD që të tërhiqet nga tubimet e dhunshme, duke theksuar se pushteti merret me votë dhe jo me revolra dhe shkatërrime.

Ndër të tjera Bashkia Korçë thekson se ky qëndrim është në miniorancë dhe nuk përfaqëson qëndrimin e Korçës dhe korçarëve të cilët në asnjë moment të historisë së vështirë të tranzicionit shqiptar nuk kanë treguar se janë për dhunën dhe shkatërrimin.

Njoftimi i plotë i Bashkisë Korçë

Bashkia Korce i bashkohet dhimbjes se familjes Rasha per humbjen e Klodianit duke besuar se drejtesia do ta thote shpejt fjalen e saj. Protesta eshte nje e drejte ne demokraci por te protestosh nuk do te thote te djegesh, thyesh dhe shkaterrosh institucione dhe pronen publike.

Protesta paqesore u zhvilluan ne shume qytete te Shqiperise dhe nuk duhet te ishte Korca qyteti qe dje mbushi kronikat e lajmeve me aktet e turpshme te dhunes para godines se bashkise.

Me deklaraten e sotme dega e PD ne Korce publikisht legjitimoi aktet e dhunshme te nje grushti njerezish te cilet dje pasdite kane perdhosur imazhin e Korces me akte dhune ne qender te saj, akte qe nuk kane asnje lidhje me qytetarine korcare.

Nuk eshte hera e pare qe duke shfrytezuar dhe perdhosur dhimbjen e njerezve Partia Demokratike tenton te fitoje pike per pushtetin aq te deshiruar prej saj.


Ata qe nuk kane ndertuar asgje ne kete qytet, por vetem kane shkulur, prishur, djegur e shkaterruar dalin sot ne deklarata duke duartrokitur aktin e turpshem te nje grushti te vogel njerezish qe nuk ka asnje lidhje me kulturen e korcareve dhe kulturen demokratike te protestes.

Ky qendrim eshte ne miniorance dhe nuk perfaqeson qendrimin e Korces dhe korcareve te cilet ne asnje moment te historise se veshtire te tranzicionit shqiptar nuk kane treguar se jane per dhunen dhe shkaterrimin, perkundrazi me maturi dhe kulture te spikatur qytetare kane ditur te reagojne paqesisht duke u bere shembull per te gjithe Shqiperine.

Zoterinj te PD :

Pushteti nuk jane godinat dhe xhamat qe ju thyeni. Pushteti eshte besimi qe qytetaret te japin nepermjet votes se lire.

Pushteti nuk fitohet me tym e flake ne pedonalen e Korces por me votat e lira te qytetareve te cilet ne me shume se 10 vite i kane besuar punes, dashurise per qytetin dhe njerezve qe me perkushtim e kane bere dhe vijojne ta bejne kete.

Ne do te vazhdojme te jemi ne te njejten rruge, ne rrugen e punes, te vetedijshem per problemet ende te pazgjidhura por te preokupuar maksimalisht per te punuar cdo dite me dashuri e dinjitet per kete komunitet te nderuar qe nuk meriton gure, shashka dhe dhune.

BASHKIA KORCE./a.p

Next Post

Rama: Opozita dhe Meta janë orkestruesit e dhunës! Prindërit të ndalin fëmijët e abuzuar nga LSI. Loja e forcës mbaron prapa hekurave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com