• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia Kamëz, 16 vjet masakër mjedisore në lumin Tërkuzë

by Java News
19/03/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prej 16 vitesh Bashkia e Kamzës po kryen një masakër mjedisore në lumin e Tërkuzës, ku në mënyrë të kundraligjshme depoziton mbetjet e saj urbane pranë rrjedhës së lumit. Sa herë rritet sasia e ujit, rrjedha e saj i merr me vete mbetjet dhe i shpërndan përgjatë gjithë shtratit deri në fshtatrat e Fushë Kujës.

Report Tv ka kryer një investigim për këtë fenomen, që sipas banorëve të zonës po i detyron të braktisin gjithçka dhe të largohen ku të mundin.

11 kilometra nga Tirana, në zonën e quajtur Zall Herr, ndodhet ky vendshkarkim mbeturinash i cili është shumë pranë lumit të Tërkuzës dhe shumë pranë banesave të kësaj zone.

Kamionët, siç shikohet në pamjet që sjell Report Tv kanë logon e bashkisë së Kamzës vijnë e shkarkojnë aty mbetjet urbane.

Lëvizjet e njerëzve brenda vendrrethimit të dampës, grumbulli i stërmadh i plehrave apo tymi që ngrihet nga djegia e tyre mund të vihen re edhe nga larg.

Mbetje spitalore, sende plastike, goma, qese, janë disa prej objekteve që vëmë re përgjatë rrjedhës së lumit.

Prania jonë aty tërheq vëmendjen e banorëve të zonës, të cilën na ndihmojnë për të gjetur vendin e saktë të depozitimit të mbeturinave.

Ata shprehen se prej vitesh ankesat e tyre, edhe pse të vazhdueshme, nuk merren parasysh, e kjo ka sjellë kohë pas kohe dëme shëndetësore dhe ekonomike për banorët.

“Na dhanë fjalën se do t’i groposnin. U bë rrethini, por si përfundim uji është i ndotur. Dhe kur këta i hapin mbeturinat me traktor, nuk rrihet te shtëpia nga era që vjen“, thotë një prej banorëve.

“Fëmijët kanë pasur probleme me mushkëritë. Zonë së fshatit Çerek i është ndotur komplet uji i pijshëm“, thanë banorët.

Vetëm 10 metra larg vendit ku depozitohen mbetjet urbane ndodhet një banesë. Edhe pse nuk do që të identifikohet në kamera, zonja e shtepisë na tregon pasojat që i solli ndërtimi i dampës. Uji në çezmën e tyre prej vitesh shkon i ndotur dhe ankesat deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër. E moshuara tregon se detyrohet të gjejë zgjidhje alternative për ujin, pasi ai që vjen nga pusi i saj është i ndotur dhe i papërdorshëm.

“Qëkur u futën plehrat, mu prish pusi. Me çfarë të jetoj unë? Ku të shkoj?“, thotë ajo.

ma.me
Next Post
Grabitësit e bankave/ “Kodi i heshtjes” mes Neim Avdulaj dhe Admir Murataj

Grabitja e Rinasit/ Kamerat e banesës së Admir Muratajt, zbuluan çantat me para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In