• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkia hap tregun në Baldushk, Veliaj: Blini produktet vendase

by A R
19/12/2015 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot të gjithë qytetarët e Tiranës do të kenë mundësi që shpendët për festat e fundvitit t’i blejnë në tregun e organizuar dhe kontrolluar nga Bashkia e Tiranës në fshatin Vishnje të njësisë administrative Baldushk. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në tregun e shpendëve për të garantuar qytetarët për cilësinë e produkteve që tregtohen nga fermerët e zonës.

“Më vjen shumë mirë sot që në Baldushk, në fshatin e Vishnjes, hapim tregun e shpendëve. Ne duam ta ruajmë këtë traditë, por duam të ruajmë edhe qytetin. Kjo është një zgjidhje higjienike dhe e shëndetshme, që promovon ekonominë vendase”, tha Veliaj. Ai ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të konsumojnë produkte lokale në një treg që ka të gjitha kushtet higjienike dhe me veterinerë që kontrollojnë cilësinë e shpendëve që shiten në Njësinë Administrative.

“Dua që qytetarët të mendojnë se si mund të ndihmojë ekonominë e vendit. I ftoj që të vinë të blejnë produkte lokale, të kenë gjelat e Baldushkut përpara se të mendojnë për mallin e importit. Vendi nuk është në një situatë ekonomike ku secili mund të përballojë çmime të shtrenjta”, tha Veliaj. Sipas tij, fokusi tek malli i vendit është një mënyrë, edhe për të kursyer para, edhe për të marrë cilësi. Kryebashkiaku vlerësoi se sa më shumë para të qarkullojë brenda vendit dhe të mbeten në fshatrat e Tiranës, aq më mirë për ekonominë e qytetit.

Gjatë dy javëve që tregu i Vishnjes do të qëndrojë i hapur për të gjithë banorët, veterinarë dhe inspektorë të Agjencisë së Mbrojtjes të Konsumatorit do të kujdesen për granatimin e cilësisë dhe ndaljen e abuzimit me çmimet. “AMK do të kujdeset me veterinerët e saj, që mos të kemi asnjë problem me higjienën dhe me cilësinë e produkteve. Dua t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve, blini produkte lokale! ‘Made in Tirana’ është cilësore, e lirë dhe e mirë”, deklaroi Veliaj.

Krahas tregut të shpendëve Bashkia e Tiranës ka menduar që gjatë festave të fundvitit të përfshihet në disa nisma solidariteti. “Për festat e fundvitit, bashkia do të dhurojë disa gjela për familjet në nevojë dhe ato me ndihmë ekonomike. Kjo është mënyra se si ne i bashkohemi kësaj nisme duke shpenzuar për të promovuar ekonominë vendase dhe të gjithë ata që tregtojnë në këtë zonë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Rudina Hoxha, u shpreh produktet që tregtohen në zonën e Vishnjes janë të garantuara. “Ajo që mendoj se duhet të jemi vërtet të gëzuar këtë periudhë është që konsumatorit të Tiranës po i ofrohet produkti vendas, gjeli i Baldushkut, të cilët kanë kërkuar ta kenë gjithmonë në tavolina. Por, kësaj radhe është një produkt i sigurt, kjo falë edhe administratorit, i cili do të bëj të mundur certifikimin e të gjithë këtyre fermerëve, që do shesin në këtë treg”, tha Hoxha.

Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, deklaroi se përveç produktit të zonës, qytetarët e Tiranës do të vinë të bëjnë shpenzimet e tyre, por edhe të njihen me bukuritë e kësaj zone. “Ajo që Bashkia e Tiranës ofron në këtë fundvit është një paketë ndërmjet ushqimit, ndërmjet natyrës, ndërmjet banorëve dhe produkteve të tjera bio të kësaj zone. I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës që të solidarizohemi me këto produkte, që të jetë një ndihmesë, si për këtë zonë, por që janë edhe të garantuara”, u shpreh Seferi.

Tregu i shpendëve në Vishnje është i katërti, pas tre tregjeve që janë hapur në qytet, kushtuar festave të fundvitit.  Bashkia e Tiranës do të vijojë me hapjen e tregut në zonën e “Ali Demit” dhe të “Kombinatit”, ku në fokus do të jenë fermerët lokal që prodhojnë ‘Made in Tirana’ dhe prodhime të tjera vendase.

Next Post

Foto-galeri/ Skenat e turpshme të së “Premtes së Çmendur”, në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In