• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e rindërtimit pas tërmetit, përfshihen edhe 375 familje të mbetura jashtë skemës

by E B
25/06/2026 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak një projektvendim të rëndësishëm që zgjeron programin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, duke përfshirë edhe 375 individë dhe familje që nuk kishin mundur të aplikonin në kohë në platformën online “Shtëpia Ime”.

Ky vendim synon të garantojë trajtim të barabartë për të gjitha familjet e prekura, duke u dhënë mundësinë të përfitojnë nga programi i rindërtimit përmes mekanizmave të Bashkisë së Tiranës dhe duke mbrojtur të drejtën e tyre për strehim.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, u shpreh se ky është një vendim që i jep fund një problematike të mbartur prej vitesh.

“Ky projektvendim është shumë i rëndësishëm për të gjitha familjet që kanë mbetur jashtë skemës dhe për të cilat kemi pasur diskutime e komunikime institucionale gjatë gjithë kësaj kohe. Më në fund po u japim një zgjidhje. Njësitë administrative kanë bërë një punë të detajuar identifikimi dhe deri më tani janë evidentuar 375 individë dhe familje. Ky numër mund të ndryshojë në varësi të akteve që janë në proces, vendimeve gjyqësore apo vendimeve të Institutit të Ndërtimit, por të gjithë do të trajtohen me të njëjtat kushte si familjet që kanë aplikuar në sistem,” deklaroi Ristani.

Sipas verifikimeve të kryera nga njësitë administrative, përfituesit janë të shpërndarë si më poshtë:

* Njësia Administrative nr. 2 – 4 familje;

* Njësia Administrative nr. 3 – 4 familje;

* Njësia Administrative nr. 4 – 53 familje;

* Njësia Administrative nr. 5 – 14 familje;

* Njësia Administrative nr. 6 – 77 familje;

* Njësia Administrative nr. 8 – 140 familje;

* Njësia Administrative nr. 9 – 24 familje;

* Njësia Administrative nr. 11 – 25 familje;

* Njësia Administrative Kashar – 2 familje;

* Njësia Administrative Dajt – 4 familje;

* Njësia Administrative Krrabë – 28 familje.

Me këtë vendim, Bashkia e Tiranës synon të sigurojë që asnjë familje e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 të mos mbetet jashtë programit të rindërtimit për shkak të pamundësisë për të aplikuar në afatet e mëparshme, duke garantuar trajtim të drejtë dhe mbështetje për çdo rast të verifikuar.

Next Post
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

"Më shumë hapësira publike dhe shërbime pa pagesë për pushuesit", Rama publikon pamje nga Ksamili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

October 6, 2026
Punime në “Tunelin e Krrabës”, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë! ARRSH publikon planin e punimeve, ja si devijon lëvizja

Punime në “Tunelin e Krrabës”, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë! ARRSH publikon planin e punimeve, ja si devijon lëvizja

October 6, 2026
Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

October 6, 2026
“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

October 6, 2026
Vdekja e studiueses 28-vjeçare në laboratorin mjekësor në Rusi ende e mbuluar me mister! Murtaja apo “pneumonia e panjohur”?

Incidenti në laboratorin rus të Siberisë: A mund të kemi përsëri një epidemi globale?

October 6, 2026
“Reformat, jo me qëllime politike”- Deputeti i PS që kritikoi ministrat në Kuvend: Nuk ishte askush në sallë, më erdhi natyrshëm të bëja…

“Reformat, jo me qëllime politike”- Deputeti i PS që kritikoi ministrat në Kuvend: Nuk ishte askush në sallë, më erdhi natyrshëm të bëja…

October 6, 2026
Ministri Demo në Policinë e Shkodrës bashkë me Hitën, mesazhi për vartësit: Besimi nuk jepet, besimi fitohet! Objektiva për Policinë

Ministri Demo në Policinë e Shkodrës bashkë me Hitën, mesazhi për vartësit: Besimi nuk jepet, besimi fitohet! Objektiva për Policinë

October 6, 2026
AKUK paralajmëron lavazhot: Deri në 31 tetor keni afat të shkëpusni lidhjet e ujit, ndryshe…

AKUK paralajmëron lavazhot: Deri në 31 tetor keni afat të shkëpusni lidhjet e ujit, ndryshe…

October 6, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Denoncimi për dosjen KAYO, Berisha: Të gjitha provat do i dërgojmë edhe në NATO!

October 6, 2026
Brukseli jep “dritën jeshile”, gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit! Zbardhet paketa e Komisionit Evropian, ja se çfarë përmban

Brukseli jep “dritën jeshile”, gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit! Zbardhet paketa e Komisionit Evropian, ja se çfarë përmban

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com