• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës vlerëson me “Medaljen e Mirënjohjes” aktoren e njohur të teatrit, Hajrie Rondo

by A R
22/10/2016 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personazhi i njohur i Tanës në filmin “14 vjeç dhëndër” është një nga dhjetëra rolet e mrekullueshme që Hajrie Rondo ka luajtur në disa dekada karrierë në skenën e teatrit dhe të filmit. Së fundi, pasi fitoi betejën e jetës me sëmundjen, ajo është rikthyer në skenën e teatrit Metropol me komedinë “Tre dhëndurët”, e cila shërbeu si mundësi që Tirana të shprehë vlerësimin për kontributin e saj si një nga aktoret më të dashura për shqiptarët.

E shoqëruar nga aktorë të njohur të brezit të saj, por edhe nga artistë të rinj, Hajrie Rondo u prit dje në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e falenderoi për të gjitha çastet e gëzueshme që ajo i ka dhuruar shqiptarëve me rolet e saj ndër vite. Më pas, në emër të qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi asaj Medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite në teatër dhe në film, duke u shndërruar në një model frymëzimi për brezat e mëvonshëm të aktorëve.

“Për ne është një bekim, një inkurajim i jashtëzakonshëm që more përsipër këtë sfidë, dhe duke marrë përsipër këtë sfidë, i ke dhënë kurajë kaq shumë djemve, vajzave, njerëz që ndoshta po kalojnë vështirësi dhe dramat e tyre, por duke parë kurajën tënde sot janë  bërë me krahë. Të falënderojmë shumë dhe të japim këtë medalje, si mirënjohje dhe respekt nga gjithë qyteti i Tiranës, për gjithë kontributin tënd ndër vite, sidomos për kurajën që na ke dhënë këto ditë, duke u rikthyer në skenë, e duke na e rikthyer shpresën të gjithëve”, u shpreh Veliaj në ceremoninë e dorëzimit të medaljes.

Nga ana e saj aktorja, Hajrie Rondo, falenderoi Bashkinë e Tiranës për këtë vlerësim, ndërsa theksoi se vetëm me punë dhe vullnet mund të arrihet çdo sukses, duke përballuar edhe sfidat që sjell jeta.

“Faleminderit që kontributi dhe jeta ime ka qenë në vëmendjen tuaj. Në jetën time kam pasur si lajtmotiv që ta shoh dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur. Ne kishim premierën në Teatrin e Metropolit dhe unë jam pjesë e asaj shfaqje. Kur dy zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, më bënë ofertën isha në dilemë: ta marr apo jo? Të rri në shtëpi, të mbyllem dhe të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen, apo t’i them asaj def, ik tutje, sepse kam punë? Zgjodha këtë të dytën, bëra mirë dhe ia dola. U lodha një çikë, por stafi, drejtoresha, regjisorja dhe kolegët, ma amortizuan dhe ma lehtësuan sëmundjen. Betohem dhe të jap fjalën se do të luftoj, do të luftoj fort t’i ngjit prapë ato shkallë, ajo është shtëpia ime”, u shpreh aktorja Rondo.

Ajo vlerësoi punën e bashkisë në transformimin e Tiranës në një qytet më të jetueshëm për të gjithë. “Ju i keni dalë zot kryeqytetit, kësaj Bashkie, bravo! Puna e mirë dhe e bukur nuk të lë kurrë në baltë, nuk të tradhton kurrë. Përveç kësaj, në marrëdhënie me qytetarët ju jeni simboli i qytetarit të civilizuar. Ju keni sinqeritetin e një fëmije dhe mençurinë e një plaku të urtë. Faleminderit!”, shtoi aktorja Rondo.

Komedia “Tre dhëndurët” e shkrimtarit shqiptar Dionis Bubani ka nisur të shfaqet në Teatrin Metropol prej ditës së enjte, 20 Tetor, dhe do të vazhdojë të vihet në skenë deri në mesin e muajit Nëntor./a.m.

Next Post
Kotzias, një klloun dinjitar dhe frikacak

Mesila Doda zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e PDIU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com