• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës shtron iftar, Veliaj: Solidaritetin e muajit të Ramazanit, ta shprehim çdo ditë të vitit

by Java News
06/06/2018 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjet dhe njerëzit në nevojë mund ta kalojnë muajin e Ramazanit në qendrat sociale të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës është kujdesur që në muajin e sakrificës dhe solidaritetit, askujt të mos i mungojë një vakt i ngrohtë, teksa çdo mbrëmje shtron iftar për njerëzit e pamundur.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetja e PS, Blerina Gjylameti dhe dy nga këngëtaret më të dashura të muzikës shqiptare, Irma Libohova dhe Era Rusi, mbrëmjen e djeshme i shërbyen darkën e iftarit njerëzve në nevojë në mensën sociale në Kombinat. Pasi u uroi besimtarëve agjërim të lehtë, kryebashkiaku Veliaj tha se muaji i shenjtë i Ramazanit është jo vetëm një muaj i sakrificës, por edhe i solidaritetit me më të dobëtit.

“Muaji i Ramazanit është pak më i veçantë sepse është një muaj ku i shërbehet Zotit përmes një sakrifice. Kur njeriu agjëron, nuk po refuzon vetëm ushqim për stomakun, por edhe çdo tundim, çdo të keqe, çdo mendim negativ, xhelozi, smirë, dhe unë besoj se kjo është mënyra për të na kujtuar çdo vit se sa e rëndësishme është të bëjmë një jetë dinjitoze, që solidaritetin që shprehim gjatë muajit të Ramazanit, ta kemi çdo ditë të vitit”, deklaroi Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Veliaj theksoi se nëse çdo njeri i shërben njerëzve ashtu siç i shërben Zotit, do të kemi një shoqëri më të mirë. Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm, në këtë muaj të Ramazanit, përveç iftarit të shtruar çdo mbrëmje në 6 mensat e sociale të hapura në tre vite, ka shpërndarë edhe ndihma ushqimore për të gjitha familjet në nevojë.

“Shumë besimtarë na janë bashkuar ose duke punuar në mensa sociale ose duke shërbyer vakte aty ku ka pasur nevojë, ose duke qenë pranë nevojtarëve. Ne kemi shpërndarë ndihma ushqimore në mbi 3500 familje, që askujt të mos i mungojnë ushqimet bazë gjatë muajit të Ramazanit. Thirrja ime është për këdo që ka mundësi të ofrojë dhe shërbejë”, theksoi Kryebashkiaku Veliaj

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se në këtë muaj të rëndësishëm për gjithë besimtarët myslimanë, duhet të ketë më shumë solidaritet mes njerëzve, sidomos me ata në nevojë.

“Shumë e rëndësishme që këtë muaj t’i kujtojmë vetes se gjithkush ka nevojë për një dorë, gjithkush ka nevojë për dikë që të mbështetet dhe të gjithë bashkë mund të jemi një ekip, mund të jemi një komunitet, që mbështetet te njëri-tjetri. Ju uroj të gjithëve: “Zoti ua pranoftë agjërimin, agjërim të lehtë” dhe Zoti bekoftë gjithsecilin që e ka zemrën e madhe”, deklaroi deputetja e PS, Blerina Gjylameti

Këngëtarja Irma Libohova shprehu kënaqësinë që ishte bërë pjesë e shërbesës për njerëzit që kanë nevojë për ndihmën e shoqërisë.

“Gjithmonë i them vetes time, zemra e gjerë ka vend për të tërë. Ndaj, urimi im për ju është: Mos mbetshi kurrë vetëm, paçi gjithmonë njerëz të mirë pranë, që ndihmojnë komunitetin në nevojë”, theksoi këngëtarja Irma Libohova.

Ndërsa, këngëtarja Era Rusi tha se duhet angazhimi i gjithë shoqërisë, por kryesisht i të rinjve, që të përfshihen në nisma solidariteti me njerëzit në nevojë.

“Dua t’u bëj thirrje gjithë të rinjve, të bëhemi sa më shumë njerëz për të ndihmuar ata në nevojë. Së bashku mund të bëjmë gjëra edhe më të mëdha, të hapim mensa të tjera sociale për të ndihmuar sa më shumë njerëz”, nenvizoi Era Rusi, këngëtare.

ma.me

Next Post
Rekomandimi/ Bushati: Meritë e institucioneve, të bashkohemi për integrimin!

Bushati: Ballkani një "kopsht i lënë pas dore", BE nuk ka strategji të qartë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In