• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Ballkani një “kopsht i lënë pas dore”, BE nuk ka strategji të qartë!

by A R
06/06/2018 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, “një kopsht i lënë pas dore” nga BE thotë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për “The Japan Nevvs” gjatë qëndrimit të tij në Tokio.
Sërish, ministri mban një qëndrim të kujdesshëm rreth pozitës së BE-së. “Ne ende nuk kemi parë një strategji të qartë (të BE-së) se si të punojë me Ballkanin Perëndimor,” tha ai, duke e quajtur rajonin një “kopsht të lënë pas dore” nga BE.

Shqipëria shpreson shumë që Bashkimi Evropian të vendosë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit ish-komunist në mbledhjen e Këshillit Evropian më 28-29 qershor, për të ndihmuar çimentimin e tranzicionit të saj në ekonominë e tregut.

“Ka ardhur koha” që BE-ja të nisë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim”, tha Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Në prill, Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, rekomandoi që udhëheqësit e 28 vendeve anëtare të vendosin për fillimin e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, bazuar në përparimin e të dy vendeve në reformat politike dhe ekonomike.

Bushati nisi të dielën një vizitë tre ditore në Japoni për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe Shqiperi-Japoni, dhe për t’u takuar me Ministrin e Jashtëm Taro Kono dhe zyrtarë të Federatës Japoneze të Biznesit (Keidanren), mes të tjerash.

Lidhur me zgjerimin e BE-së, Bushati përshëndeti raportin e Komisionit në shkurt i cili sugjeron që vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, mund të bëhen anëtare të BE-së deri në vitin 2025. “Ne e shohim atë si një faktor motivues”, për të përshpejtuar reformat dhe për të përmbushur kushtet për anëtarësim, tha ai.

Interesi i përtërirë i BE-së për Ballkanin – madje edhe në kohën kur ka grindje të brendshme, të tilla si rritja e forcave kundër Unionit dhe reagimi kundër migrimit- shihet gjerësisht si një përpjekje për të luftuar ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon. “Ne kemi dëgjuar liderët evropianë që flasin për rrezikun që Ballkani Perëndimor të përçahet ose të bjerë nën ndikimin e aktorëve të tjerë”, tha Bushati.

Gjatë tre dekadave të fundit, Shqipëria ka arritur një transformim radikal duke u shndërruar nga një prej vendeve më të izoluara komuniste në një anëtar të NATO-s, megjithëse është ende një nga vendet më të varfra në europë me një PBB për frymë prej më pak se 4,000 dollarë.

Bushati theksoi angazhimin e Shqipërisë ndaj demokracisë liberale duke renditur disa vlera si të drejtat e njeriut, ndarjen e pushteteve dhe respektimin e pakicave kombëtare. Është e rëndësishme “që BE të vazhdojë të tregohet e fortë dhe e bashkuar kur përballet me Rusinë për çështje në të cilat nuk ndajnë të njëjtin mendim”, tha ai.

Tokio tregoi angazhimin e saj për rajonin kohët e fundit duke njoftuar këtë janar një politikë të quajtur “Nisma e Bashkëpunimit për Ballkanin Perëndimor”, për të nxitur dialogun, e cila mund të shihet si një përpjekje për të luftuar ndihmën masive të infrastrukturës në rajon nga ana e Pekinit.

Ai theksoi që Shqipëria ka nevojë për më shumë investime nga Japonia në sektorë të tillë si në infrastrukturë apo tregu i automjeteve./a.m.

Next Post
Plani/De Gea, Verrati, Neymar mund të shkojnë me Real Madridin

Plani/De Gea, Verrati, Neymar mund të shkojnë me Real Madridin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Karakaçi inspekton Zyrën Postare Nr.5 në Tiranë: Sportelet të hapura për qytetarët!

Ministri Karakaçi inspekton Zyrën Postare Nr.5 në Tiranë: Sportelet të hapura për qytetarët!

October 23, 2026
Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

October 23, 2026
Mashtrimi 2 mln euro me detyrimet tatimore, si funksiononte skema

Zbatimi i Ligjit të Faljes, Tatimet njoftojnë fshirjen e 453 milionë eurove detyrime!

October 23, 2026
Vapa ndryshon tregun e banesave në Francë, blerësit kërkojnë shtëpi më të freskëta -

Vapa ekstreme/ Zbulohet bilanci tragjik i viktimave për verën e vitit 2026-të, mbi 50 mijë persona ndërruan jetë nga i nxehti!

October 23, 2026
Dekretimi i ligjit për pagat e magjistratëve, Bardhi: Pikëpyetje mbi rolin e Presidentit si garant i Kushtetutës!

“Rama sulmoi studentët”- Bardhi: Qytetarët që protestojnë kërkon t’i shpallim fajtorë, kurse…

October 23, 2026
Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

Lindja e Mesme/ Gjermania, Franca dhe Britania gati për negociata me Iranin për armët bërthamore

October 23, 2026
Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

Netanyahu paralajmëron operacion të gjerë në Bregun Perëndimor, dy palestinezë dhe dy ushtarë izraelitë të vrarë

October 23, 2026
Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

October 23, 2026
SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

October 23, 2026
“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In