• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës shtron drekën e Kurban Bajramit për familjet në nevojë

by Java News
01/09/2017 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës shtroi sot një drekë të veçantë për familjet në nevojë në qendrat e saj sociale në të gjithë kryeqytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shërbeu drekën e festës për dhjetëra fëmijë në situatë rruge qendrën sociale në Bulevardin “Zogu I”.

Duke uruar të pranishmit për Kurban Bajramin, Veliaj tha se qendrat sociale të ngritura nga bashkia janë të hapura çdo ditë në të gjithë Tiranën, për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë. “Jam shumë i lumtur që kolegët e bashkisë kanë qenë sot në të gjitha qendrat tona sociale duke shërbyer me solidaritet. Në fakt, kolegët e mi këtë e bëjnë përditë. Ne kemi qendra sociale në çdo cep të Tiranës, që do të thotë se çdokujt në qytet mund t’i shërbehet një vakt i ngrohtë. Por, në këto qendra sociale ofrohet jo vetëm ushqim, por edhe shërbim e këshillim me psikologë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes së fëmijëve që gjenden në situatë rruge. Veliaj tha se rruga nuk është një zgjidhje dhe se përmes dhënies së lëmoshës për fëmijët, nxitet edhe më tej shfrytëzimi i tyre për të lypur. “Sot është një ditë e veçantë, dita e Kurban Bajramit, dhe kjo është arsyeja pse u jam bashkuar kolegëve që e bëjnë përditë këtë punë, në një nga qendrat shembullore këtu në bulevardin “Zogu I”; një qendër e cila mirëpret dhjetëra fëmijë, kryesisht në situatë rruge, me raste shumë të vështira të familjeve në nevojë. Rruga nuk është zgjidhje, nuk është alternativë, ndaj i ftoj të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës. Ne i kemi të gjitha mundësitë që ta ofrojmë këtë shërbim. Duke kultivuar lëmoshën, kultivojmë shfrytëzimin që dikush i bën fëmijëve duke i nxjerrë në rrugë. Fëmijët nuk janë bankomat për t’u sjellë para tutorëve”, u shpreh ai.

Veliaj shtoi se përmes ofrimit të ndihmës në qendrat sociale, fëmijëve u garantohet një e ardhme me e mirë. “Fëmijët kanë një të ardhme, ëndrra të bukura, dhe ju e kuptoni fare mirë se si një fëmijë sillet ndryshe në situatë rruge, e ndryshe kur shërbehet në qendrat sociale, është i dashur në shkollë, respekton shokun. Ndaj besoj se zgjidhja nuk është të vëmë gishtin e të themi, ja ku është problemi, por zgjidhja është të shohim një problem dhe t’i ofrojmë një zgjidhje. Qendrat tona sociale ofrojnë një zgjidhje”, siguroi ai.

Kryetari i Bashkisë garantoi se në një kohë që qyteti po zhvillohet ekonomikisht, Bashkia dhe institucionet e tjera shtetërore do të ofrojnë ndihmë për të gjithë ato familje që kanë nevojë. Teksa falenderoi vullnetarët që ndihmojnë në qendrat sociale të Tiranës, ai ftoi të gjithë qytetarët që të kontribuojnë për t’i siguruar një jetë më dinjitoze atyre që në këto momente kanë nevojë për ndihmë.

“Dora e bashkisë dhe dora e qeverisë është një mënyrë për të ofruar solidaritet. Por, dua të falenderoj dhjetëra vullnetarë. Pas viteve ‘90 ka pasur një alergji ndaj të qënurit vullnetarë, por sa kohë që ka vullnetarë që kanë ardhur nga Argjentina apo Japonia, është e papranueshme që ne që jetojmë në Tiranë të mos të japim pak orë vullnetarizëm për këta fëmijë. Duke i shpëtuar nga rruga, u kemi siguruar të ardhmen dhe një jetë shumë herë më dinjitoze”, deklaroi Veliaj.

Më pas, fëmijët që marrin shërbim në këtë qendër sociale organizuan edhe një koncert festiv me rastin e Kurban Bajramit.

Next Post
FOTO/ Momenti i ndalimit të vrasësit të gjyqtares

Nëse gjykata do i qëndronte kërkesës së prokurorisë për Kasemin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

October 6, 2026
Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

October 6, 2026

Gjyqi i Veliajt shtyhet për më 13 tetor, GJKKO gjobit avokatët me 50 mijë lekë

October 6, 2026
Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

October 6, 2026
Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

October 6, 2026
Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

October 6, 2026
Fama që u kthye në ar: 10 yjet botërorë me pasuritë më të mëdha

Fama që u kthye në ar: 10 yjet botërorë me pasuritë më të mëdha

October 6, 2026
Kodi Penal, Gogu ndan mesazhin e gjyqtarit belg: Asnjë ndryshim nuk cenon luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Kodi Penal, Gogu ndan mesazhin e gjyqtarit belg: Asnjë ndryshim nuk cenon luftën kundër korrupsionit dhe krimit

October 6, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

“Ulen temperaturat”, si do të jenë kushtet atmosferike për javën

October 6, 2026
Panik në fluturimin Londër-Çikago, avioni shpall emergjencën pasi humb 8.5 km lartësi, rikthehet në Britani

Panik në fluturimin Londër-Çikago, avioni shpall emergjencën pasi humb 8.5 km lartësi, rikthehet në Britani

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com