• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjes për familjet në nevojë, Veliaj: Na pret një vit i ri me më shumë punë dhe suksese

by Java News
25/12/2019 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E kthyer në një traditë të bukur për qytetin në çdo festë fetare, Bashkia e Tiranës zgjodhi që edhe Krishtlindjen, këtë festë të rëndësishme për besimtarët e krishterë, ta kalojë pranë njerëzve në nevojë. Të gjitha mensat sociale të Bashkisë së Tiranës shtruan një drekë festive, ku veç një vakti të ngrohtë, familjet dhe personat në pamundësi ekonomike, morën shumë dashuri nga stafi dhe vullnetarët që shërbejnë aty.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën e Krishtlindjes në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” te Bregu i Lumit, ndërsa uroi qytetarët t’i kalojnë gëzuar festat e fundvitit dhe një vit të ri të mbarë.

“Doja të ngrija një dolli për të gjithë ju, për të gjithë ata që shërbejnë, për ata që ndihmojnë, që nga bujaria e tyre kanë kaluar këtë kohë festash, kohë Krishtlindjesh, kohën e Vitit të Ri me njerëzit në nevojë. Dua t’ju uroj të gjithëve gëzuar festat, një vit të mbarë, shumë suksese! Jam i bindur se 2020 do jetë një vit shumë më i bukur, pas këtij viti të vështirë, me shumë sfida, vuajtje, me shumë histori të dhimbshme, ku besoj se na pret një vit i ri me më shumë punë, gëzime dhe për të kaluar këto kujtimet e këqija të këtij viti, por edhe për të ndërtuar një Tiranë akoma më moderne dhe akoma më solidare”, uroi kryebashkiaku Veliaj.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për bizneset apo individët e ndryshëm, të cilët ndonëse nuk e kanë të detyrueshme, gjejnë mundësi dhe kohë që të jenë solidarë me të pamundurit dhe ata në nevojë, siç ishte rasti i emergjencës që krijoi tërmeti i shtatorit dhe ai i nëntorit.

Veliaj nënvizoi se solidariteti dhe fëmijët janë garancia më e mirë se Tiranën e pret një e ardhme shumë më e mirë.
“Nëse Tirana ka gjithmonë e më shumë qytetarë që pavarësisht çfarë pune kanë, çfarë misioni kryejnë, ku e kanë kontratën e shërbimit të tyre, bëjnë diçka edhe për komunitetin, qyteti do jetë edhe më i mirë. Jam besimtar i madh i faktit se ky qytet e ka të ardhmen te fëmijët; nëse fëmijët rriten me këtë ndjesi solidariteti, nëse fëmijët sot janë mirënjohës, nëse fëmijët mësohen me kulturën e shërbimit, dalin me 10-ta, por ndihmojnë edhe komunitetin, atëherë realisht ky qytet ka një të ardhme, pavarësisht shumë sfidave”, u shpreh ai.

Veliaj solli në vëmendje se treguesi më i mirë i këtij solidariteti ishte pikërisht periudha që shoqëroi dy tërmetet e fuqishme që goditën kryeqytetin.

“Këtë vit u goditëm nga dy tërmete, përmbytje e shumë vështirësi të tjera, por nga këto sfida zbuluam se ky qytet ka edhe shumë dashuri, shumë mirënjohje, përkrahje, ka edhe shumë solidaritet, mirësi, shumë bujari, ndaj ndonjëherë jo vetëm që bëjmë mirë që i kujtojmë gjërat e vështira, por eja kujtojmë edhe gjërat e bukura! Unë besoj se pas gjithë këtyre vështirësive që kaluam, zbuluam sa shumë dashuri dhe mirënjohje ka brenda nesh. Vitin tjetër Tirana bën 100 vjeç si kryeqytet. Imagjino sa shumë! Por, në jetën e qyteteve, 100 vjet janë vetëm fillimi, ndaj Tirana sapo ka filluar të jetë një superkryeqytet”, tha ai. /e.s/

Next Post
Pakti detar, 12 miljet e “hiles” greke për gazin dhe arsyeja përse Athina kërkon patjetër një marrëveshje me Tiranën

Pakti detar, 12 miljet e “hiles” greke për gazin dhe arsyeja përse Athina kërkon patjetër një marrëveshje me Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri Rama nga Asambleja e OKB-së: Shqipëria vendi i parë që e solli në qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

Kryeministri Rama nga Asambleja e OKB-së: Shqipëria vendi i parë që e solli në qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

September 25, 2026
“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

September 25, 2026
Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

September 25, 2026
“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

September 25, 2026
Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

September 25, 2026
Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

September 25, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

September 25, 2026
Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com