• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës prezanton portalin e transparencës, Veliaj: Ul kostot, rrit pjesëmarrjen e qytetarëve

by Java News
19/04/2017 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Bashkia e Tiranës ndërmerr një tjetër hap drejt përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve dhe rritjes së transparencës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantoi sot projektin “Open Data”, një portal i transparencës për Bashkinë e Tiranës, ku të gjithë qytetarët do të mund të gjejnë të dhëna të ndryshme për punët dhe investimet që kryhen në qytet.

 Në prezantimin e projektit, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi këtë nismë duke u shprehur se Bashkia vijon që të jetë e para në rritjen e transparancës me qytetarët. Veliaj theksoi se informacioni nuk duhet të konsiderohet si një monopol, por si një mjet për të qenë i aksesueshëm dhe i dobishëm.

“Unë nuk besoj se do vijë ndonjë dëm, bashkisë, patjetër që do i shtohet vështrimi mikroskopi mbi punët e bashkisë, por më shumë se kaq do shtohet bashkëpunimi qytetar apo i aktorëve dhe i aktivistëve të tjerë mbi idetë brilante që mund të lindin vetëm nga statistikat që ne kemi”, tha Veliaj

 Kreu i Bashkisë deklaroi se rritja e transparancës do të ndikojë drejtpërdrejt dhe në uljen e kostove. “Jo vetëm nuk do të shtojë kostot, por transparenca do të ulë kostot sepse do të na bëjë së pari më të ndjeshëm ndaj publikut që ka gjithë këtë informacion. Dhe së dyti besoj se dhe planifikuesit tanë do t’i bëjë shumë herë më alertë të mënyrës se si ne i shpenzojmë paratë tona dhe të nikoqirkllëkut që duhet të kemi në gen të mënyrës se si ne konceptojmë gjithë punët publike”, tha ai.

 Për këtë Veliaj dha edhe një shembull konkret nga situata që gjeti kur mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës.  “Besoj e mbani mend se kur morëm detyrën gjetëm në Tiranë 33 lloje pllakash në përdorim. Askush nuk kishte marrë mundimin të bënte një analizë të kostove që kjo krijonte, të rrëmujës që shkaktonte, të tenderave që duheshin bërë. Ndërkohë që sot kemi një pasqyrë të qartë deri tek niveli i një pllake teke që duhet shtruar në një X rrugicë. Çka na lejon që jo vetëm të ndërhymë më shpejt, por edhe me më pak kosto. Çka do të thotë që burimet e kufizuara që kemi mund të përdoren me më shumë nikoqirllëk”, u shpreh ai.

 Kryebashkiaku Veliaj garantoi se open data do të ketë publike të gjitha të dhënat duke qenë e hapur me publikun. “Shumë prej kritikëve të mi thonë na çmende me kaq informacion që na jep përditë, imagjino me kaq informacione tani. Nëse ka një akuzë që unë e pranoj me kënaqësi është kjo që më mirë të akuzohem  se japim më shumë informacion se dikush ka oreks se sa të ndodhi tipikisht ajo që ka ndodhur në vende  si Shqipëria, ku qeveritë kanë dhënë shumë pak informacione, çdo gjë është mbajtur e fshehtë, asnjëherë publiku nuk ka pasur dijeni se si shpenzoheshin paratë publike. Statistikat e bashkisë do të analizohen dhe do të kemi këshilla konkrete për gjërat që duhen përmirësuar”, shtoi kryebashkiaku.

c.a

Next Post
Mbështetje e ulët në SHBA për presidentin Trump

Mbështetje e ulët në SHBA për presidentin Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In