• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbështetje e ulët në SHBA për presidentin Trump

by Java News
19/04/2017 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump është duke i plotësuar me shpejtësi 100 ditët e tij në detyrë dhe niveli i miratimit për të vazhdon të luhatet te rreth 40 përqindshi, një shifër kjo ende e ulët për një president të ri.

Niveli i miratimit për politikën e tij të jashtme është përmirësuar paksa pas sulmeve me raketë të ushtrisë amerikane në Siri dhe në Afganistan, por mbështetja për politikat e tij të brendshme ka ngecur në nivele neutrale.

Pas disa muajve të vështirë në frontin e politikës së brendshme, Presidenti Trump e ka kthyer për herë e më tepër vëmendjen tek shqetësimet e politikës së jashtme, si programi i raketave të Koresë së Veriut dhe sulmet ushtarake të kohëve të fundit në Siri dhe në Afganistan.

“Në këto momente bota është në gjendje konfuze. Kur ne të kemi mbushur 4 vjet në pushtet, mendoj se ka për të qenë shumë më mirë; mund t’ju them se në fund të mandatit tim, bota ka për të qenë në gjendje më të mirë, sepse tani është mjaft e trazuar,”- tha Presidenti.

Shprehja e fuqisë së ushtrisë amerikane u mirëprit nga udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell:

“Një ishte mesazh interesant për shumë nga kundërshtarët tanë në mbarë botën, ashtu si edhe për aleatët, i cili tregon se kjo administratë ka për të qenë më kategorike se sa ajo e mëparshmja.”

Por situata e politikave të brendshme të zotit Trump është më e komplikuar.

Protestuesit kanë kërkuar me forcë që presidenti të bëjë publike taksat. Në Kaliforni pati një përleshje mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të zotit Trump.

Përpjekjet e zotit Trump për shërbimin shëndetësor dhe për politika të tjera të rëndësishme brenda vendit kanë ngecur, për shkak të polarizimit, thotë udhëheqësi i demokratëve të Senat, Chuck Schumer.“Kemi për të patur vazhdimisht probleme, në se ai nuk gjen rrugë të mesme. Jemi në pritje që ai ta bëjë këtë.”

Që nga fillimi i presidencës së tij, zoti Trump është përpjekur ta zgjerojë bazën e mbështetjes për të, thotë analistja Sarah Binder (BIN-der).

“Ai e filloi mandatin me një nivel mbështetjeje historikisht të ulët, në një kohë që miratimi për republikanët mbetet i lartë, edhe pse ka rënë disi. Është shumë e vështirë të ndërtosh koalicione të mëdha në politikën amerikane, duke u nisur nga një bazë shumë e ulët mbështetjeje.”

Shpresa më e mirë për zotin Trump që ai të përparojë në çështjet e politikës së brendshme mund të jetë që ai të sigurojë mbështetje nga demokratët, edhe në se rrezikon t’i zemërojë me këtë veprim republikanët, thotë analisti William Galston.

“Sipas mendimti tim, në se administrata dëshron me të vërtetë që të përparojë në këtë drejtim, ajo duhet të fillojë të diskutojë menjëherë me demokratët për çështje, si reforma e sistemit të taksave dhe përmirësimi i infrastrkturës.”

Kur pak ditë kanë mbetur nga përfundimi i 100 ditëve të para të Presidentit Trump, ai është duke u përpjekur tani të balancojë nevojat e ngutshme të programit të tij të brendshëm, në kushtet kur bota ndodhet në mesin e pasigurive dhe ndryshimeve të vazhdueshme, përgatiti ”VoA”. (b.an)

Next Post
Zjarri në Reps djeg masivin e pishave, riaktivizohen sërish 3 vatra zjarri

Bylykbashi: Nëse kalon afati, nuk mund të regjistrohen koalicionet. Kërkesa e PS-LSI overdozë budallalleku juridik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com