• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës nis rikualifikimin urban në bllokun përgjatë rrugës “Vëllezërit Manastirliu”

by Java News
25/10/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis puna për rikualifikimin urban e një tjetër blloku banesash në kryeqytet. Bashkia e Tiranës po zbaton projektin e rikualifikimit urban të lagjes përgjatë rrugës “Vëllezërit Manastirliu”, i cili parashikon ndërhyrjen në një sipërfaqe prej rreth 3.5 ha, ku përfshihen punime edhe në 8 segmente rrugore. Nisja e punimeve u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se, edhe në këtë lagje, investimi i bashkisë synon të sjellë standarde të barabarta jetese si në çdo zonë tjetër të kryeqytetit, ku është ndërhyrë deri më tani.

“Më vjen mirë që po ndërhyjmë në Rr. “Vëllezërit Manastirliu”, që njihet ndryshe si blloku mbas rrugës së ambasadave. Ka ardhur koha ta bëjmë këtë lagje si ‘jashtë shtetit’, me infrastrukturë të denjë, duke qenë se ndodhet shumë pranë selive diplomatike të Tiranës”, tha Veliaj. Ai falenderoi banorët që janë treguar të gatshëm të ngushtojnë oborret e tyre, për të krijuar hapësirat e nevojshme publike. Ky bashkëpunim, sipas Veliajt, ka bërë të mundur që tashmë, edhe fëmijët, të kenë më shumë mundësi të luajnë në hapësira kushtuar atyre.

“Ky një është lajm i mirë, sidomos për fëmijët, të cilët do të kenë mundësi të luajnë në hapësirat që kemi rikuperuar nga zaptimet pa leje; do të kenë mundësinë të rriten në një qytet ku mund të luash, ku mund të ëndërrosh, ku mund të bësh aktivitet fizik dhe të kesh një jetë të shëndetshme”, tha ai. Kryebashkiaku Veliaj garantoi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të punojë me moton e saj: “Një punë konkrete çdo ditë”.

“Është e vetmja përgjigje që njohim për t’i bërë ballë një mentaliteti, i cili kur e kishte në dorë Tiranën, fjeti gjumë, kurse tani shan edhe shpif, ndërkohë që fokusi duhet të jetë, si ta ngrysim ditën me një punë në dobi të qytetarëve. Bashkia e Tiranës ka vetëm një qëllim: T’i shërbejë qytetit! Do të thotë që interesi i madh i qytetarëve është shumë herë më i fuqishëm se interesi i vigël i dikujt që zë një hapësirë publike, bllokon një trotuar ose ndërton një mur në mes të rrugës”, përfundoi ai.

Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, theksoi se puna është përgjigja më e mirë e bashkisë dhe e mazhorancës në këshill, për çdokënd që fokusohet te kritikat. “Jam i kënaqur që në emër të Këshillit Bashkiak vij e shikoj nga afër vendimet që kemi marrë, të cilat përkthehen në punë konkrete. Por, gjithashtu kam edhe një përgjigje për ata që nuk fokusohen te puna, po te fjalët: Duhet të bëhen pjesë e ndryshimit, që të kenë mundësi edhe ata të jenë përballë qytetarëve e të ndjehen mirë, përndryshe le të vazhdojnë me fjalët. Bashkia e Tiranës, mazhoranca në Këshillin Bashkiak, dhe të gjithë ata që kanë zgjedhur të punojnë, do ta vazhdojnë këtë punë fort, ditë për ditë, dhe pa u ndalur”, tha ai.

Rikualifikimi urban i bllokut në rrugën “Vëllezërit Manastirliu” parashikon ndërhyrjen në 8 akse rrugore. Në të gjitha këto segmente do të punohet për shtrimin e rrjetit të plotë të kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza, asfaltimin, ndërtimin e trotuareve, por edhe vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, si edhe ndriçimin. Në fillimet dhe fundet e çdo segmenti, si dhe në vendet e kalimit të këmbësorëve në rrugë, trotuari do të ndërtohet i ulur, për të bërë të mundur, lëvizjen lirshëm për njerëzit me aftësi të kufizuar, karrocave të fëmijëve etj. Brenda blloqeve të banimit do të krijohen tre sheshe si ambiente çlodhëse, të cilat do të jenë të plotësuara me gjelbërim, stola, kosha dhe lodra për fëmijët.

veliaj-te-blloku-urban-pergjate-rr-vellezerit-manastirliu-2veliaj-te-blloku-urban-pergjate-rr-vellezerit-manastirliu-3veliaj-te-blloku-urban-pergjate-rr-vellezerit-manastirliu-4veliaj-te-blloku-urban-pergjate-rr-vellezerit-manastirliu-5veliaj-te-blloku-urban-pergjate-rr-vellezerit-manastirliu-6

Next Post
Policia: Makina e Nokës nuk ndaloi dhe u përplas me shtyllën. Qytetari: Më goditi e kërcënoi me armë

Noka-Ramës: Cinik, flet për mirëqenie në zonën më të varfër të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In