• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkia e Tiranës nis rehabilitimin e Njësisë 5: Të ia rikthejmë qytetarëve

by
17/08/2015 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paralelisht me aksionin për lirimin e hapësirave publike në Njësinë Administrative nr. 5, Bashkia e Tiranës ka nisur pastrimin dhe rehabilitimin e zonave ku është ndërhyrë deri më tani. Pas inspektimit në terren, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, në një prononcim për mediat, theksoi se aksioni do të vijojë pa asnjë kompromis deri në rikuperimin e hapësirave publike.

“Ky është një aksion që ka nisur e nuk ka për të ndaluar derisa ne të rikuperojmë çdo hapësirë publike, e cila duhet t’i rikthehet qytetit. Nuk bëjmë kompromis me zhulin. Do i kthejmë qytetit çdo hapësirë të mundshme, që është zënë nga pisllëqet e papastërtitë apo çdo hapësirë që një individ ia ka marrë qytetarëve”, deklaroi Mazniku.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tha se në ditët në vijim të gjitha hapësirat ku është ndërhyrë do të riparohen me shpejtësi maksimale, në mënyrë që të kthehen në mjedise publike dhe të këndshme për qytetarët. Gjithashtu, ai falënderoi banorët për bashkëpunimin e tyre gjatë gjithë kësaj faze. “Qytetarët janë tej mase mbështetës dhe pozitiv në gjithë këtë sipërmarrje dhe ne besojmë se kjo është një çështje që, ashtu siç ka vijuar gjatë gjithë kësaj kohe, duhet bërë me bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, pasi është një sipërmarrje e përbashkët, për t’i rikthyer qytetit ato hapësira që janë të të gjithëve”, u shpreh Mazniku.

I pyetur nga mediat se cilat do të jenë zonat e tjera ku do të ndërhyhet, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se plani i ndërhyrjeve në Njësinë 5 është gjashtë javor. “Jemi në ditën e tretë, do të vijojmë në secilën prej rrugëve dhe rrugicave të Njësisë 5, derisa kjo zonë të jetë kthyer në model dhe normalitet. Pas kësaj
faze, më pas do të fillojmë paralelisht me disa njësi”, tha Mazniku. Sipas tij, ky është një moment kur po shikohet se si do të funksionojë ky plan, në mënyrë që Bashkia e Tiranës të operojë më mirë në zonat e tjera ku do të ndërhyhet.

Interesimit të gazetarëve se nëse ka pasur kundërshti nga banorët pas konfiskimeve të karrigeve, tavolinave apo objekteve të tjera, Mazniku iu përgjigj:
“Qytetarët kanë qenë tej mase mbështetës dhe kundërshtitë mund të ketë dhe do të ketë, por Bashkia e Tiranës mbetet e vendosur që ta vazhdojë aksionin derisa t’i kthejmë qytetit faqen e një qyteti normal evropian”. përfundoi ai

Next Post

Intervista/ Nishani: Reformën në drejtësi duan ta bëjnë militantë ekstremistë politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In