• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e banesave për 50 familje rome në Shkozë

by A R
13/01/2017 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për zbatimin e projektit të financuar nga “IADSA”, që synon ndërtimin e banesave të reja me qëllim krijimin e kushteve më të mira dhe përmirësimin e jetës sociale të 50 familjeve të komunitetit rom.

I pranishëm në nisjen e punimeve për projektin “New House-New Life: Rehabilitation of Roma Community Settlement”, në Shkozë ishte dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Ministri për Financat, Arben Ahmetaj. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ndërtimi i banesave të reja është një lajm i mirë për anëtarët e komunitetit rom, ndërsa theksoi se kjo është përgjigjja më e mirë ndaj atyre që në vend të ndihmojnë për zgjidhjen e problemeve, merren me fjalë.

“Më vjen mirë që kemi marrë këtë financim të qenësishëm nga Ministri i Financave dhe Ambasada e Italisë për të ndërtuar banesa për disa qindra qytetarë. Besoj që jo vetëm ky është një lajm i mirë për komunitetin, por unë besoj se është edhe një përgjigje finale për mënyrën se si bëhen gjërat në Shqipëri. Përfundimisht jemi ndarë në dy kategori; njerëz që vënë gishtin, shajnë dhe mallkojnë gjithçka dhe njerëz që në çdo problem thonë, si mund ta zgjidh. Unë besoj që hyjmë tek kategoria e dytë, që shohim një problem dhe mendojmë për zgjidhjen e jo të shajmë apo të gjejmë fajtorin që siç e dini fare mirë, këtu ka qenë një situatë e trashëguar prej vitesh”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë u shpreh se shumë prej qytetarëve që janë strehuar në qendrën sociale të Shkozës, në pak muaj do të kenë banesa me të gjithë kushtet dinjitoze të jetesës, të higjienës dhe hapësirës së nevojshme, sidomos për familjet me shumë anëtarë të komunitetit rom.

“Për herë të parë po fusim një koncept të ri, ku vërtet nuk do të ketë pagesë për të strehuar këta banorë, por gjithsesi disa kushte do të jenë: Një ndër kushtet do të jetë që çdo fëmijë duhet të shkojë patjetër në shkollë dhe kushti për të qëndruar në këto banesa të reja do të jetë arsimi i detyrueshëm. Kushti tjetër do të jetë, për ata që janë 16-30 vjeç, do të duhet me detyrim të futen në një kurs të arsimit profesional. Ne besojmë se pavarësisht se kjo është një ndihmë shumë e nevojshme për strehim, bileta afatgjatë për të dalë nga varfëria është arsimi, emancipimi, trajnimi profesional”, u shpreh kryebashkiaku. Kryetari i Bashkisë deklaroi se falë menaxhimit të mirë të situatës  në Tiranë si pasojë e motit të acartë, Tirana nuk pati asnjë humbje në njerëz. Kryetari Veliaj tha se pas kalimit të krizës nga moti, do të fillojë pa humbur kohë dhe zgjidhja afatgjatë për komunitetin rom dhe personave të tjerë në nevojë të Tiranës. “Unë besoj se mund ta bëjmë diferencën, vetëm kur problemet i zgjidhim dhe jo vetëm kur vëmë gishtin dhe kërkojmë fajtorin” , tha ai.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se ky projekt është konceptuar në vijim të paketës të solidaritetit që qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës ka ndaj shtresave në nevojë. “Është një projekt i bashkëpunimit të qeverive shqiptare dhe italiane në kuadrin e konvertimit të borxhit në projekte të qeverisjes vendore në favor të komuniteteve në nevojë, siç është komuniteti rom dhe egjiptian. Në themel, së bashku me Kryetarin Veliaj dhe Ambasadorin Italian, kemi menduar ta konceptojmë një vazhdim të paketës të solidaritetit që qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës ka ndaj shtresave në nevojë. Besoj që edhe me vazhdimin e programit “IADSA”, Bashkia e Tiranës do të fitojë sërish financim për projekte të kësaj natyre”, tha Ahmetaj.

Nëpërmjet aktiviteteve të propozuara, projekti synon të ndërtojë një infrastrukturë të përshtatshme për kushte më të mira jetese dhe një strukturë e cila siguron një mbështetje sociale dhe psikologjike për anëtarët e komunitetit rom në mënyrë që t’i mbështesë ata në edukim dhe trajnimin profesional që të mund të punësohen, të integrohen në shoqëri dhe të jenë pjesë e programeve të mëtejshme të zhvillimit të Bashkisë Tiranë, për një komunitet të qëndrueshëm.

Gjithashtu, synohet përmirësimi i kushteve sociale dhe ekonomike të këtyre familjeve në bazë të strehimit social apo strehimit të pavarur, si dhe punësimit të qëndrueshëm dhe të gjithë të rinjtë e moshës 16 – 30 vjeç do të ndjekin kurse trajnimi profesionale. Një tjetër synim është dhe regjistrimi në shkollë për të gjithë fëmijët, të cilët do të pajisen me karta shëndeti, do vaksinohen rregullisht dhe do të kenë akses në përfitimin e shërbimeve shëndetësore. /java/b.d

Next Post
U përdhunua nga babai, 15-vjeçarja ikën nga banesa

Shpallet në kërkim i riu, përdhunoi 30-vjeçaren te Kthesa e Kamzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

October 23, 2026
Stuhia Austen shkakton ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik në Francë dhe Britani

Stuhia Austen shkakton ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik në Francë dhe Britani

October 23, 2026
Studimi i ri/ Vaksina e personalizuar kundër kancerit e ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

Studimi i ri/ Vaksina e personalizuar kundër kancerit e ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

October 23, 2026
Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

Macron: Ekstremistët e Antifa po djegin Francën! Radikalët e majtë pas dhunës në protesta!

October 23, 2026
Masat e rrepta të sigurisë “mbërthejnë” Italinë, dronë dhe mijëra forca policie për protestën e së shtunës

Masat e rrepta të sigurisë “mbërthejnë” Italinë, dronë dhe mijëra forca policie për protestën e së shtunës

October 23, 2026
Zëra mediatikë me petka politike

“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

October 23, 2026
“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

October 23, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo anulon udhëtimin në qytetin italian, Asizi! Shkak rikuperimi nga operacioni

October 23, 2026
Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futbollit!

Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futbollit!

October 23, 2026
Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In