• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës nderon Organizatën e Dëshmorëve të LANÇ, Veliaj: Vlerësim për vlerat patriotike dhe sakrificën vetmohuese

by Java News
05/05/2019 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nderuar sot sakrificën e bërë nga gjithë ata të rinj dhe të reja që në momentet më të vështira dhe kritike për të ardhmen e vendit tonë u ngritën dhe luftuan kundër pushtuesit nazifashist. Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve që këtë vit shënon edhe 75 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi sot titullin e nderit “Simbol i qytetit të Tiranës” Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut – Dega Tiranë.

Në fjalën e tij ai vlerësoi rolin që ka luajtur kjo organizatë në promovimin e vlerave patriotike dhe sakrificave vetëmohuese të gjithë atyre që luftuan dhe dhanë jetën për të patur një Shqipëri të lirë.

“Ashtu siç nderojmë personalitete të huaja të nderojmë edhe të lemë një vend të veçantë, special për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë që Tirana dhe Shqipëria të jetë më e mirë. Ndaj Bashkia e Tiranës ka vendosur që të akordojë titullin “Simbol i qytetit të Tiranës” në datën 5 maj 2019, Ditës së Dëshmorëve dhe 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut i jep titullin “Simbol i qytetit të Tiranës” Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të LANÇC-it dhe dëshmorëve të tjerë dega Tiranë, “Për veprimtarinë e saj të vazhdueshme në hulumtimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave patriotike dhe historike të veprave dhe sakrificave vetëmohuese të të rënëve për pavarësinë, lirinë e atdheut dhe mbrojtjen e rendit publik. Veprimtaria e saj e vazhdueshme e ka shndërruar këtë organizatë në simbol të qytetit për vlerat që ajo pasqyron”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës duke ia dorëzuar këtë titull drejtuesve të organizatës.

Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen për kontributin që dhanë të gjithë ata që u ngritën në luftë, ndërsa vlerësoi faktin që falë luftës së tyre Tirana u çlirua pa ndërhyrjen dhe ndihmën e forcave të tjera.

“Një nga gjërat që më bën të ndihem shumë krenar që shërbej në Bashkinë e Tiranës është se falë kësaj sakrifice të dëshmorëve Tirana është i vetmi kryeqytet në Lindje që është çliruar me forcat e veta, me forcat e qytetarëve të vet, të partizanëve dhe të atyre që ranë dëshmor. I vetmi qytet në Lindje që u çlirua pa ndihmën dhe pa trupat e ushtrisë së kuqe ruse në territorin e vet. Kjo më bën të ndihem shumë krenar që teksa Tirana mbush 100 vjet në faqet më të lavdishme të këtyre 100 viteve është Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe ajo që më bën të jem krenar që jam socialist është se është e vetmja parti që pavarësisht tallazeve të tranzicionit ka qenë konsekuente për respektin, dinjitetin dhe afirmimin e Luftës Antifashiste nacionalçlirimtare”, tha Veliaj.

Kryetari i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut (OKDA) – dega Tiranë, Ilir Shkëmbi falenderoi kryebashkiakun Veliaj për këtë vlerësim që bëhet sakrificave të atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit dhe familjeve të tyre .

“Falenderoj Bashkinë Tiranë, falenderoj personalisht Erion Veliaj si kryetar i kësaj bashkie për kujdesin, mirëkuptimin që kemi pasur, bashkëpunimin e vazhdueshëm në të gjitha drejtimet dhe për punën, vlerësimin që bën për punën e organizatës sonë. Ky nuk është vlerësim vetëm për mua se unë jam kryetar I kësaj organizate të degës Tiranës por është I të gjithë familjeve të dëshmorëve, sidomos ata të Luftës antifashiste nacional çlirimtare të cilët shkruan faqen më të lavdishme të historisë sonë. Doja të falenderoja të gjithë familjet e dëshmorëve të Tiranës dhe ju që jeni përfaqësues të tyre. I jemi shumë mirënjohës Bashkisë së Tiranës, shokut Erion Veliaj, kryetarit të kësaj bashkie për këtë vlerësim të madh që na bën”, tha, Ilir Shkëmbi.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Televizioni, fitimet nga biznesi dhe muzika, jeta mes luksit e Luana Vjollcës

FOTO/ Televizioni, fitimet nga biznesi dhe muzika, jeta mes luksit e Luana Vjollcës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com