• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e godinës Nr.24 në Qytetin Studenti

by Java News
01/04/2019 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rikonstruksionit të 10 konvikteve të para, Bashkia e Tiranës ka nisur ndërhyrjen për transformimin rrënjësor edhe të godinës Nr. 24 në Qytetin Studenti. Punimet në këtë fazë të parë janë përqendruar në mjediset e përbashkëta, ato higjeno-sanitare, korridore, tarraca dhe fasada e godinës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në këtë konvikt, ndërsa shprehu mirënjohjen për sipërmarrësit privatë, që edhe këtë herë treguan përgjegjësi të madhe sociale, duke iu bërë krah Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë për të përmirësuar kushtet e jetesës së studentëve.

“Tani që bëjmë bilancin dhe kriza ka kaluar, e që po numërojmë konviktin e 11-të që po rikonstruktohet, duket kollaj, por nuk do të ishim këtu nëse nuk do ishte dashamirësia, bujaria dhe solidariteti i të gjitha kompanive. Pavarësisht se nuk kanë asnjë detyrim e pavarësisht se paguajnë taksa, e pavarësisht se për ta dhe industrinë e ndërtimit taksa është 10-fishuar, do të thotë që kur dikush e ndjen përgjegjësinë sociale bëhet solidar, pavarësisht detyrimeve të tjera ligjore e taksative që ka”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi se pas përfundimit të punimeve në mjediset e përbashkëta, gjatë verës do të vijojë faza e dytë e rehabilitimit të dhomave ku jetojnë studentët. “Ky është një moment i shkëlqyer për Tiranën dhe studentët. Sot jemi në një situatë kur, jo vetëm kanë mbaruar 11 konvikte, por besoj që me lirimin e konvikteve gjatë pushimeve të verës, do kemi mundësi ideale për të ndërhyrë nëpër dhoma dhe për mobilimin e tyre. U jam sot shumë mirënjohës studentëve që respektuan pjesën e tyre të Paktit me Universitetin: Ne morëm përsipër detyrimet tona, ata morën përsipër detyrimet e tyre. Ftesa për studentët është të mbajmë paktin siç e kemi nisur, e siç po shohim, të paktën në Tiranë premtimi po mbahet, çdo javë nga një konvikt”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se ndonëse Pakti për Universitetin ia lë përgjegjësinë e prodhimit të kartës së studentit universiteteve, Bashkia e Tiranës do të marrë përsipër që ta prodhojë vetë atë, shoqëruar me një sërë shërbimesh që ofrohen falas ose me tarifa të reduktura.

“Ligji e kërkon që secili universitet të prodhojë kartën e vet; megjithatë, duke qenë se universitetet ose ata që i administrojnë ato, pra rektorët e dekanët, nuk kanë qenë të aftë ta bëjnë, ne do jemi bashkia e parë e cila do të prodhojë kartën e studentëve, duke qenë se tashmë 40 shërbime i kemi me kosto më të ulët. Do të bëjmë një prezantim dhe besoj që me mbajtjen e fjalës për kartën, me mbajtjen e fjalës për konviktet, i kemi dhënë sot një përgjigje pozitive të gjithë marrëveshjes dhe Paktit të Universitetit me studentët”, shtoi Veliaj.

Godina Nr. 24 ka 88 dhoma dhe numri i studentëve që banojnë aktualisht është 248. Në këtë investim punimet përqendrohen kryesisht në mjediset e përbashkëta, si tualete, ambiente higjiene (dushe), korridore, tarraca dhe fasada e godinës. Konkretisht do të realizohet rikonstruksioni i nyjeve sanitare të përbashkëta në pesë katet, rikonstruksioni i ambienteve ekzistuese hidrosanitare, ndërrimi i sistemit të instalimeve elektrike, shtimi i dy ambienteve të reja të higjienës me hidrosanitare, me 8 kabina të reja, ndriçimi i plotë i ambienteve të përbashkëta, ndriçues cilësore LED. Gjithashtu, do të bëhet rikonstruksioni i plotë i fasadës dhe i tarracës.

g.kosovari

Next Post
FOTO /Mrekullia e vogël e pazbuluar e Gjirit të Dafinës në Karaburun

FOTO /Mrekullia e vogël e pazbuluar e Gjirit të Dafinës në Karaburun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com