• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkia e Tiranës diskuton buxhetin, ulje me 30% taksës së pronës

by Java News
28/12/2015 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur diskutimin në komisionet e Këshillit Bashkiak të buxhetit për vitin 2016, i cili do të miratohet në mbledhjen e datës 30 dhjetor. Buxheti i këtij viti sjell disa risi pozitive për Tiranën, duke nisur nga një sërë taksash më të ulëta, por edhe heqjen e taksave për biznesin e vogël, që e lehtësojnë barrën e tyre fiskale. Kështu, Bashkia e Tiranës ka ulur me 30% taksën mbi pasuritë e paluajtshme për njësitë administrative që i janë bashkuar Tiranës, ndërkohë që taksa për biznesin e vogël, e cila për shumë vite me rradhë ka qenë barra kryesore e biznesit të vogël, është shfuqizuar. Ky është një lajm shumë i mirë për biznesin e vogël, pasi biznesi me qarkullim vjetor nga 0 deri në 5 milionë lekë do të paguajë zero taksa, çka do të favorizojë pikësëpari vetë-punësimin.

Nga ana tjetër, është hequr fare taksa e tabelës, e cila aplikohej mbi tabelat identifikuese dhe tabelat reklamuese. Për tabelat identifikuese deri në 2 m2 kjo taksë bëhet zero, pra shfuqizohet. Cilido që ka një biznës dhe dëshiron ta identifikojë atë nuk do duhet t’i paguajë Bashkisë as edhe një qindarkë. Bashkia e Tiranës ka deklaruar se po konsolidon buxhetin e vitit që vjen për më shumë shërbime cilësore për

Më poshtë, tabela e ndryshimeve të taksave në Tiranë:

TAKSA MBI PASURITË E PALUAJTSHME ( KOMBËTARE/VENDORE)

 

Diferencohet në:                               Qyteti Tirane                                    Njesite adm.         

                   leke/m2/vit

  • ndërtesa banimi:
  1. Përpara vitit 1993 15                                                               5
  2. Pas vitit 1993. 30                                                               21

Përsa u përket shtëpive të banimit, kjo taksë i ndan ato në shtëpi të ndërtuara para vitit 1993 dhe pas vitit 1933. Kjo taksë ulet me 30%  për njësitë administrative Bërzhitë, Baldushk Vaqarr, Pezë, Petrelë, Krrabë, Ndroq, Shëngjergj, Zall Herr dhe Zall Bastar. Taksa për ndërtesa të tjera, ku futen ato për tregti, prodhim etj. nuk ndryshon për njësitë e tjera administrative të Tiranës. Përsa u përket ndërtesave për tregti, kjo taksë nuk ndryshon për biznesin e vogël dhe për biznesin e madh, nga 400 lek/m2 shkon në 440 lek/m2. Në komunat e sipërpërmendura kjo taksë është sërish 30% më e ulët se në pjesën tjetër të Tiranës.

TAKSA MBI TOKËN BUJQËSORE

 

Kategorite e tokes bujqesore                       leke/ha/vit

I                                                                  5.600

II                                                                 4.900

III                                                                4.200

IV                                                               3.600

V                                                                3.000

VI                                                               2.400

VII-X                                                          1.800

Kjo taksë nuk ndryshon, mbetet aq sa e ka edhe ligji. Por, ka disa lehtesira: perjashtohen ose merr reduktim me 30% kush e perdor token. Kategoritë e tokës si edhe niveli i taksës mbeten të pandryshuara.

TAKSA MBI TRUALLIN

 

Kjo është një taksë e propozuar nga Ministria e Financave, e cila është në nivele simbolike, ku individët do të paguajnë vetëm 0.56 lek/m2 në vit ndërsa bizneset vetëm 20 lekë/m2 në vit.

 

TATIMI I THJESHTUAR MBI FITIMIN PER BIZNESIN  E VOGEL

 

Kjo taksë, e cila për shumë vite me rradhe ka qenë barra kryesore e biznesit të vogël, është shfuqizuar, dhe ky është me të vërtetë një lajm i shkëlqyer. Kështu, biznësi me qarkullim vjetor nga 0 deri në 5 milionë lekë do të paguajë zero taksa. Kjo masë do të favorizojë pikësëpari vetë-punësimin.

TAKSA E FJETJES NË HOTEL

 

Kjo taksë, e cila përbën çmimin e fjetjes në hotel, deri më sot është llogaritur si 5% e çmimit për çdo natë të shpenzuar në hotel. Kjo taksë ulet për të gjitha hotelet, motelet, bujtinat, pensionët etj. Taksa e fjetjes për hotelet me 4-5 yje do të jetë vetëm 350 lekë për çdo natë, ndërsa për bujtinat, motelet etj. do të jetë vetëm 140 lekë për çdo natë.

TAKSA MBI KALIMIN E TE DREJTES SE PRONËSISE PER PASURITE E PALUAJTSHME

 

Kjo taksë aplikohet si një shumë për m2 për çdo pasuri të paluajtshme për të cilën ndryshon e drejta e pronësisë. Aktualisht, kjo taksë është 1000 Lek/m2 për ndërtesat e banimit, 2000 Lek/m2 për ndërtesat për tregti e shërbime dhe 1500 Lek/m2 për ndërtesat e tjera.

Kjo taksë shkon në 1100 Lek/m2 për ndërtesat e banimit, 2200 Lek/m2 për ndërtesat për tregti apo shërbime dhe 1650 Lek/m2 për ndërtesat e tjera.

Ndërkohë, në ish komunat Bërzhitë, Baldushk, Vaqarr, Petrelë, Pezë, Ndroq, Krrabë, Shëngjergj, Zall Herr dhe Zall Bastar, kjo taksë do të jetë 30% më ulët se në Tiranë.

TAKSA VJETORE E MJETEVE TE PERDORURA

 

Kjo taksë përbëhet nga një kuotë e caktuar në varësi të llojit të mjetit dhe niveli i saj mbetet njësoj si më parë, pra nuk ndryshon.

TAKSA E TABELES

 

Kjo taksë e llogaritur si një shumë fikse për m2 aplikohet mbi tabelat identifikuese dhe tabelat reklamuese.

Për tabelat identifikuese deri në 2 m2 kjo taksë do të jetë zero, pra do të shfuqizohet. Cilido që ka një biznës dhe dëshiron ta identifikojë atë nuk do duhet t’i paguajë Bashkisë as edhe një qindarkë.

Për tabelat mbi 2 m2, pra për tabelat reklamuese, kjo taksë nuk do të ndryshojë, por do të mbetet në nivelin e mëparshëm prej 45.000 Lek/në vit.

TAKSA E PERKOHESHME PER INFRASTRUKTUREN ARSIMORE

 

Taksa e Gjelbër do të zëvendësohet me Taksën e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore, e cila eshte 150 lek/muaj.

Next Post

Udhëtimi me traget, shqiptarët si refugjatë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In