• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia arrin marëveshje me tregtarët, zero taksë tavoline, rifomulohet harta

by Java News
02/03/2016 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 20 minutash negociatash, Bashkia e Tiranës dhe përfaqësues të bizneseve kanë rënë dakord për rishikimin e taksave të vendosura. Sipas kësaj marrëveshje, do të ketë një rindarje të zonave për llogaritjen e tarifave që duhet të paguajnë bizneset për zënien e hapësirës publike. Një pikë e rëndësishme e marrëveshjes së arritur parashikon heqjen e taksës për tavolinat për të gjitha bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Njëri ndër përfaqësuesit e bizneseve dhe tregtarëve bëri me dije marëveshjet e arritura.

“Negociata që është zhvilluar sot prek edhe biznesin e madh por nga kjo ofertë që erdhi përfitojnë të gjithë… taksa e hapësirës publike do të bëhet me parimin që rrugët kryesore duhet të lirohen. Zona a mbetet vetëm pjesa e bllokut dhe pjesa e bulevardit kryesor të tiranës. Kjo ndarje e re e ristrukturon në një mënyrë të tillë që, edhe pse është e rëndë, nuk bën që bizneset të falimentojnë.

Taksa e tavolinës do bëhet zero… dy muajt janar shkurt nuk do të paguhen më, por do të paguajnë vetëm tarifën e vjetër… ndërsa nga marsi e tutje, tarifimi do të bëhet me ripërkufizimin e ri.”

Kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, do t’i propozojë Këshillit Bashkiak ndryshimet përkatëse.

Si janë aktualisht cmimet sipas hartës së formuluar nga Bashkia

Tarifa për zënien e hapësirave publike për qëllime biznesi për zonën A të Tiranës, e cila përfshin qendrën e kryeqytetit, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardin “Zogu I” dhe zonën e ish-Bllokut, është 1.500 lekë/m2. Po ashtu, kjo tarifë do paguhet edhe për tregjet publike që operojnë në zonën A, me po të njëjtën vlerë, pra 1.500 lekë/m2 në muaj.

Ndërsa në zonën B, e cila përfshin zonat ku mbizotërojnë shkëmbime tregtare, institucionale apo sociale me intensitet mesatar, pra në pjesën e Unazës së mesme të Tiranës do të paguajnë 750 lekë për çdo metër katror që ata do të zënë.

Ndërsa bizneset që zënë hapësirën publike në zonën C, e cila përfshin zonat periferike të Tiranës, por edhe tri njësi të reja administrative, Dajtin, Kasharin dhe Farkën, do të paguajnë 400 lekë/m2 në muaj. Pagesë më të ulët kanë bizneset që operojnë në fshatrat e Tiranës, siç janë njësitë administrative Bërzhitë, Baldushk, Petrelë, Vaqar, Pezë, Ndroq, Krrabë, Shëngjergj, Zall-Herr dhe Zall-Bastar, ku një metër katror hapësirë publike që do të zihet do paguhet me 200 lekë/m2 në muaj.

Pas përfundimit të takimit me përfaqësues të biznesit, Erion Veliaj deklaroi se bashkia e Tiranës nuk mund të mbahet pa taksa, ndërsa theksoi se ata që fitojnë më shumë, paguajnë më shumë. Nga ana tjetër, Veliaj tha se negociatat me biznesit ditën e sotme rezultuan të volitshme, pasi pati dhe shtrëngim duarsh në fund, pasi ata ngelën të kënaqur me vendimet.

“Rama dakord që mënyra e matjes të jetë për metër katrorë dhe jo për tavolinë. Jo e gjithë zona e qendrës është komerciale dhe jo e gjithë zona. Ndaj ka dhe xhepa të tillë që janë rezidencial. Bashkia ka për qëllim kryesor lirimin e hapësirave të zëna për qytetarët. Kjo nuk është ndërtesa ime private. Ndaj shtrënguam dorën në fund të takimit. Më vjen mirë që ata që përfaqësojnë interesin e qytetarëve dolën sot të kënaqur.”, tha Veliaj.

Teksa u pyet nga gazetari i ‘News24’, Mariglen Mërtiri nëse vendimet e marra sot do të kenë Efektet në buxhet, Veliaj deklaroi se ‘çdo vendimmarrje ka efekt në buxhet’. “Patjetër që do duhet të gjejmë mënyra të tjera, se me këtë nuk bëjmë dot aq shkolla sa duhet. Ndaj ky ishte dhe një leksion qytetar që paratë që shkonin ë për të gjithë, duhet të jepen për abligime. 3 mijë biznese janë ata që kalojnë jashtë. Kur vjen puna tek hapësira publike, ajo ka Zot. Kjo nuk është pronë pa Zot.”, përfundoi Veliaj.

Next Post

Ja se çfarë bën vajza Ornella Muti-t... joga “tantrike” dhe Video nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projektligji për Portën e Alpeve, Balla apel opozitës për unitet në Kuvend

Balla nxjerr provën: Udhëheqësi i protestës në Tiranë lavde për organizatën terroriste Hezbollah!

June 23, 2026
Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

June 23, 2026
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

June 23, 2026
Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

June 23, 2026
Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

June 23, 2026
Deputeti i PS: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

Deputeti i PS: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

June 23, 2026
Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran, Trump nxjerr detaje nga negociatat

Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran, Trump nxjerr detaje nga negociatat

June 23, 2026
ADN-ja konfirmon se trupi i gjetur në Cërrunjë i përket Eglant Koçit

ADN-ja konfirmon se trupi i gjetur në Cërrunjë i përket Eglant Koçit

June 23, 2026
Dyshohen për lidhje me grupe terroriste, Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara

Dyshohen për lidhje me grupe terroriste, Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara

June 23, 2026
Protestat në Tiranë, reagon Organizata  e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

Protestat në Tiranë, reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In