Policia e Shtetit ka ndërmarrë gjatë orëve të para të mëngjesit operacionin e radhës për prangosjen e Klement Balilit që ka rezultuar edhe këtë herë pa sukses.
Policia shoqëroi disa persona dhe kontrolloi banesat e disa të afërm të Balilit.
Disa orë pas operacionit reagoi për mediat bashkëshortja e Klement Balilit, Alma. Ajo deklaroi se nuk ka kontakte me të që prej kohës kur u shpall në këkrim.
“Që kur u shpall në kërkim nuk ka qenë në shtëpi, unë nuk kontaktoj me tim shoq, nuk e di se ku është. Shteti të më gjejë burrin ku e kam” ka thënë ajo./a.m.










