• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkëshorti i ndërroi jetë para 3 vitesh, kunata e akuzon: Ku e ke mbështetjen që na kthen krahët?

by A R
21/11/2021 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan janë përballë dy kunata, zonja Lalote dhe zonja Algina, të cilat nuk komunikojnë bashkë prej kohësh.

Lalote ka treguar se si pasojë e një aksidenti në vendin e punës, i vëllai i saj ka humbur jetën para 3 vitesh. Ajo që e shqetëson zonjën në fjalë është se kunata e saj, bashkëshortja e vëllait të ndjerë është shkëputur nga familja e tyre dhe rrjedhimisht edhe fëmijët e saj.

Nga ana tjetër, zonja Algina pretendon se Lalote nuk e ka kërkuar asnjëherë as atë dhe as 4 fëmijët e saj dhe sipas saj nuk i ka mbështetur kurrë.

Lalote: Unë jam Lalote Curraj nga fshatrat e Vlorës. Ne që kemi ardhur këtu na ka ndodhur një fatkeqësi e madhe në vitin 2018, më ka humbur një vëlla: aksident në hidrocentralin Smokthinë-Lepenicë, diga Vërmik, punonjës definitiv. Kjo zonja duhet të më japë llogari pse na ka shkëputur. Çfarë kërkon nga neve kjo?

Algina: Çfarë kërkon nga unë?

Lalote: Kërkoj nga ti të thuash pse nuk na përfill neve. Vëllai im ka lënë 4 fëmijë, nuk është njeri pa njeri. Ku e ke mbështetjen që na kthen neve krahët zonjë?

Algina: Mbështetja e kam gjetur tek Zoti dhe kam përballuar hallet e mia me 4 fëmijët e mi, vetëm fare.

Lalote: Nuk kërkoj asgjë, kërkoj pse nuk ke kërkuar mbështetje nga ne…

Algina: Pse më sjell mua këtu, për çfarë arsyeje?

Lalote: Të sjell për të kërkuar pse je larguar…

Algina: Pse jam larguar?! Kush e ka fajin këtu, unë apo ti? Yt vëlla të la 45 fëmijë rrugëve, pse nuk u mendove njëherë të thoshe…

Lalote: A nuk të vret ndërgjegjia se na ke kthyer krahët?

Algina: Ti te dera ime nuk ke ardhur, nuk ke thënë kurrë që dale t’i shoh pak ata fëmijët e vëllait se janë pa baba…

Lalote: Ke një vit e gjysmë që ta marrim në telefon…

Algina: Unë derën nuk ia mbyll njeriu, as hasmit.

Lalote: Moj pse s’më përgjigjesh në telefon?

Algina: Ti nuk ke ardhur asnjëherë në derën time, nuk je përgjigjur kurrë të thuash a keni bukë, a s’kanë bukë ata fëmijë.

Lalote: Ti nuk ke ardhur asnjëherë të komunikosh as me kunatin dhe as me mua. Me mua nuk të lidh më asnjë gjë.

Eni Çobani: Ti i ke në familje, mban mbiemrin e familjes Curraj, apo jo, ty të lidh diçka.

Algina: Tani, kjo 3 vjet e gjysmë, si vjen kjo e më kërkon llogari..

Lalote: Dashuria për fëmijët.

Algina: Pse nuk vjen që t’i shohë fëmijët?

Lalote: Ti nuk na del as në telefon moj, ti do e përballosh jetën e fëmijëve?! Ti më humbet dhe mundin e vëllait moj, si mundesh?

/a.r

Next Post
Kongresi i Manastirit e oksidentalizoi kulturën e shkrimit shqip

Kongresi i Manastirit e oksidentalizoi kulturën e shkrimit shqip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In