Nga Tepelena, Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur krenar për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, si dhe për nismat që ai thekson se ka ndërmarrë qeveria e drejtuar nga ai, në funksion të mjedisit.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se ky Park Kombëtar ka nevojë për një qendër ekselence të kërkimit shkencor e projekteve, e zhvillimit, të koordinimit të burimeve të dijes për mënyrën se si duhet menaxhuar.
Kryeministri i vendit Rama është shprehur se qeveria është në një bashkëbisedim shumë inkurajus me Greqinë për të ndërtuar një sinergji përtej kufirit dhe për ta trajtuar këtë shtrat të Vjosës si pasuri të përbashkët dhe për të investuar dijen dhe më pas financat.
Rama ka deklaruar se janë 18 milionë Dollarë që do të vendosen në dispozicion fillimisht për projektin për kanalizimet dhe pastrimin e ujërave të ndotur.
Edi Rama: Ne jemi krenarë për shumë gjëra që kemi bërë në funksion të mjedisit, të vlerave dhe të jetëve të specieve të panumërta që ka Shqipëria. Na duhet një tjetër reformë për menaxhimin e pyjeve, për t’i kthyer pyjet në mirëqenie për të gjithë brezat, jo vetëm në zona kur vetëm disa të babëzitur gllabërojnë sot për sot, ndërkohë që të tjerë pasurohen përjetë.
Dua të them edhe domosdoshmërinë që ka ky park për të pasur një qendër ekselence që të jetë qendër e kërkimit shkencor, e projekteve, e zhvillimit, të koordinimit të burimeve të dijes për mënyrën se si duhet menaxhuar në kohë sfidash mjedisore një Park Kombëtar i këtyre përmasave, janë 12 mijë e kursurë hektarë park. Është një park gjigand që përshkon gjithë trupin e vendit. Jemi në një bashkëbisedim shumë inkurajues me fqinjët tanë, me Greqinë për të ndërtuar një sinergji përtej kufirit dhe për ta trajtuar këtë shtrat të Vjosës që nuk fillon në Shqipëri, por fillon matanë kufirin si një pasuri të përbashkët, dhe për të investuar bashkarisht, në radhë të parë dijen dhe më pas financet.
Janë 18 milionë Dollarë të para që do të vendosen në dispozicion të këtij parku për të bërë të mundur që të gjitha bashkitë dhe të gjithë komunitetet e tyre bashkive të mos derdhin më ujërat e zeza në lumë, që do të thotë një projekt masiv për kanalizimet në të gjitha këto bashki dhe pastrimin e ujërave të ndodur. Pjesë e kësaj shume do të jenë dhe mbështetjet financiare me grante apo me kredi të buta për bizneset që do të zhvillohen në këët territor, bizene të reja dhe pranë natyrës.
Unë shpresoj që të ndërtojmë Fondacionin e Vjosës dhe ky të jetë forcash të përbashkëta që të bëjë menaxhimin e resurseve të vendosë mbi çfarë ndërtohet dhe cfarë jo dhe të mos i ngelet në dorë asnjë bashkie si një vendim i padakordësuar. Në funksion të kësaj është edhe edukimi i më të rinjve dhe i brezave të rinj mbi atë që po bëjmë dhe mbi atë që kjo do të sjellë në të ardhmen.
/a.r











