Në këtë fushatë elektorale të Partisë Demokratike bën përshtypje logoja e përdorur nga demokratët.
Banderolat gjysëm të bardha dhe gjysëm të kuqe me mbishkrimin Republika e Re ku mungonte ngjyra blu që masivisht karakterizonte mitingjet e mëparshme të PD ranë në sy tepër, madje u përfol se Basha ka braktisur modelin e siglës së identifikon PD-në.
Por çfarë ndodhi sot? Në Devoll të Korçës ku Basha mban një fjalim elektoral, mungon ajo, ‘Republika e Re’.
Në banderolat sinjifikative të fushatës së Bashës që mezi i reklamoi nga qyteti në qytet sot në këtë zonë juglindore, Basha u prezantua me mbishkrimin, “Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurtë”./a.ç
(Logoja ne takimin e Divjakes)