Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot Manfred Weber, kandidati zyrtar i PPE-së për President të Komisionit Europian në zgjedhjet e ardhshme europiane.
“Urime të përzemërta mikut tonë Manfred Weber kandidati zyrtar i PPE-së për President të Komisionit Europian në zgjedhjet e ardhshme Europiane”, shprehet Basha.
Po ashtu Basha deklaron se me kandidaturën e Weber, Shqipëria do të ketë një mbështetje të madhe në integrimin e saj në BE.
“Me Manfred Weber Shqipëria do ketë një mbështetës të fortë në Bashkimin Europian”, thekson Basha.
/b.d