• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha vijon me ’85 përqindëshin’: Ja pse e braktisi populli Ramën

by A R
15/07/2019 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim informal me strukturat e PD në Malësi të Madhe, ku dha disa mesazhe për situatën pokitike në vend.

Kreu i PD listoi edhe 3 arsyet, që sipas tij populli, që ai e quan 85% përqind, e ka braktisur Edi Ramën.

Ndër të tjera, Basha tha se vendi është në krizë dhe shqiptarët janë në gjendje të vështirë për bukën e gojës.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

“Me 30 qershor Edi Ramën e braktisën edhe socialistët e ndershëm. Populli e braktisi për tre arsye kryesore:

1. Sepse e kuptoi, që siç thotë edhe raporti I OSBE-ODIHR, 30 qershori nuk ishte për popullin, madje nuk ishte as për PS-në. 30 qershori ishte për Edi Ramën dhe për kriminelët e hajdutët që qeveris. 30 qershori ishte për Paulin Stërkajn, për Ymer Lalën, Emiljano Shullazin, për Damian Gjiknurin, për Ulsi Manjën. Shkurt 30 qershori ishte për një grusht njerëzish që sot duhet të ishin në burg, jo në politikë.

2. Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se kriza ekonomike në vend ka arritur një pikë të paimagjinueshme. Njerëzit janë keq për bukën e gojës. Kjo situatë ka një shkaktar dhe një përgjegjës që ka marrë gjithë pasuritë dhe ekonominë e vendit dhe ia ka dorëzuar 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve me të cilët pastron dhe ndan bashkë fitimet. Ky është “babloku I madh” që i thotë Ymer Lala. Është “babloku i madh”  për kriminelët dhe oligarkët, por jo për popullin.  Kriza ekonomike ka një shkaktar dhe ky është Edi Rama.

3. Arsyeja e tretë pse ndodhi 30 qershori është për shkak të rezistencës sonë. Qëndresa jonë ka arritur dy gjëra: ka vetëdijësuar shqiptarët dhe u ka vrarë frikën shqiptarëve

Përgjegjësia jonë tani është ta marrim këtë energji të 30 qershorit dhe ta transformojmë në një energji për ndryshimin e Shqipërisë. Ky është premtimi për shqiptarët, jo thjesht largimi I Edi Ramës. Moralisht dhe politikisht ai është I rrëzuar. Detyra jonë kryesore është që kësaj shumice të 30 qershorit t’i japim formën dhe dimensionet e shumicës qeverisëse nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme që mbeten objektivi kryesor I lëvizjes që filluam së bashku me 16 shkurt.”

Next Post
Kultura politike e improvizimit, si strategji humbëse!

Për zgjedhjet e 2021 dhe organizimin veror të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Arsyet kanë tejkaluar ligjin’- Gjykata e Lartë e la Veliajn në qeli, avokati Ndreca: Po cenohet mandati i të zgjedhurit, s’po lejohet të ushtrojë detyrën

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

November 23, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Siguracioni i makinave drejt shtrenjtimit? TPL mund të rritet nga 220 në 400 euro në vit, çfarë parashikon ligji i ri

November 23, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

November 23, 2026
“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

November 23, 2026
Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

November 23, 2026
Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

November 23, 2026
“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

November 23, 2026
Antifashizmi, trashëgimi që duhet mbrojtur / Historianët dhe veteranët bëhen bashkë në Akademinë e Shkencave

Antifashizmi, trashëgimi që duhet mbrojtur / Historianët dhe veteranët bëhen bashkë në Akademinë e Shkencave

November 23, 2026
“5 miliardë euro të ardhura, por larg pritshmërive” / Kreu i Tatimeve: Nëse do të mblidhnim sa Bosnja, do të siguronim pensionet e një viti

“5 miliardë euro të ardhura, por larg pritshmërive” / Kreu i Tatimeve: Nëse do të mblidhnim sa Bosnja, do të siguronim pensionet e një viti

November 23, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Kujdes, po vjen një javë e pazakontë! Meri Shehu paralajmëron kthesa të forta nga Hëna e Re

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In