• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha-Veliaj, shtrëngim (i munguar) duarsh që tregon shumë

by
27/07/2015 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Lulzim Basha u tregua edhe një herë jashtë standartit dhe formatit politik që përfaqëson. Ai nxorri sot zëvendësin e tij për të njoftuar se kryetari i ri Erion Veliaj do të pritet në zyrën e tij nga drejtorët dhe stafi i bashkisë. A thua se egzistonte mundësia që Bashkia e Tiranës të zbrazej e gjitha në 30 korrik, në momentin që kreu i ri i godinës do të shkelte në të!

Shqipëria ka një çerek shekulli demokraci pas shpine. Janë zhvilluar mbi një dyzinë zgjedhjesh, janë kryer tre rotacione pushteti dhe janë zgjedhur e kanë qeverisur disa mijëra administratorë të të gjitha niveleve politike e institucionale. Që një kryetar bashkie, i cili është më së pari edhe kryetar i njërit prej paneleve të mëdha politike, të mos denjojë të shtrëngojë duart me pasardhësin  e tij në zyrën e Bashkisë së Kryeqytetit, kjo është një rënie e panevojshme stili dhe një mesazh tërësisht i gabuar për votuesit tiranas, të cilët dolën të shumtë në 21 qershor dhe votuan lirisht administratorin e tyre për katër vjetët e ardhshëm. Për më tepër, situata politike në këtë dorëzim stafete në Tiranë, nuk ngjan më fatmirësisht me verën e trazuar të vitit 2011, kur mandati i bashkisë u dha në gjykatë, e jo me vota.

Lulzim Basha nuk po le asnjë rast pa treguar, se vijon të mbetet një politikan i tranzicionit postkomunist, e jo një lider politik i gjeneratës së re që do ta fusë vendin në Bashkimin Europian. Evitimi aspak elegant i përballjes fizike me Erion Veliajn, që nuk përbën as trimëri dhe as ndonjë heroizëm të parrëfyer, i shton edhe një vizë të kuqe listës së gjatë të sjelljes së tij të bazuar kryekëput në stilin e vjetër politik të viteve ’90. Basha po ikën nga zyra, nuk po e dorëzon atë siç e do procedura dhe stili i sjelljes së një shtetari të një demokracie liberale. Ai humbi një rast të mirë për të treguar se është i përbërë nga një lloj tjetër brumi nga paraardhësi i tij.

Next Post

11 arsye përse duhet të vazhdoni të jeni shokë me ish-in tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In