Kryetari i PD Lulzim Basha, ka bërë publik dhunimin e dy vajzave sipas tij në Fier. basha deklaroi se ato u sulmuan pasi u panë në protestën e opozitës.
Ai lëshoi një ultimatum për policinë për arresitmin e agresorit.
“Dua ta nis me një lajm të trishtë. Dje bandat kanë sulmuar dy vajza binjake nga Fieri.
Kanë sulmuar Antoneta dhe Gladiola Hatillari sepse në 18 shkurt ishin këtu bashkë më dhjetëra qindra vajza nga Fieri dhe gjithë Shqipëria. Dje (pardje) policia ka ngritur dorën ndaj këtyre vajzave sepse ishin pjesë e jona. Keni 24 orë kohë për të arrestuar autorin sepse e dini kush është.
E patë në zgjedhjet e 2015 dhe në zgjedhjet e Dibrës. Bandat e drogës dhe të krimit kanë guximin të godasin qytetarët vetëm sepse duan që japin votën si qytetarë të lirë. Policia dhe gjykatat nuk duhet të kthehen në mburojë të bandave” – tha Basha./a.m.