• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha: Ulja e taksave, do të rrisë punësimin si prioriteti më i madh i PD

by Java News
16/10/2015 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me biznesmenë të Beratit teksa vizitoi edhe një biznes fason.

“Rritje e nivelit të të ardhurave për t’u konsideruar biznes i vogël në 120 milionë lekë të vjetra, uljen e taksës së pronës për biznesin nga 3000 lekë në 1250 lekë, ulje të TVSH-së të energjisë në 15-19%, ulje me 240 lekë të taksës se qarkullimit, që u rrit këto dy vjet”u ka premtuar Basha biznesmenëve.

Njoftimi i plotë

Basha u njoh me dhunën dhe terrorin që po ushtrohet çdo ditë biznesit, pasigurinë juridike, rritje e madhe të taksave të cilat ua kanë vështirësuar punën. Në këtë situatë sipas biznesmenëve janë të detyruar të largojnë njerëz nga puna, dhe as nuk bëhet fjalë për të hapur vende të reja pune. Ndër shqetësimet kryesore të biznesit ishte tarifa, e niveli ulët i të ardhurave për tu klasifikuar si biznes i vogël, terrori që ushtrojnë tatimorët për ryshfet, taksa e pronës, çmimi i energjisë, i naftës, etj.

Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë të ditur disa nga opsionet që po shqyrton Partia Demokratike për nivelin e  taksave dhe çmimin e energjisë ndërsa drafti përfundimtar, theksoi zoti Basha do të jetë gati pas përfundimit të konsultimeve me qytetarët.

Niveli i të ardhurave për tu klasifikuar biznes i vogël do të rritet në 120 milionë lekë deklaroi kreu i demokratëve, sikundër do të aplikohet një model i ri për të mbajtur larg tatimorët nga bizneset.

Biznesmen: Është shqetësim i të gjithë biznesit  të vogël tarifa prej 20 milionë lekësh të vjetra në vit, është një vetëvrasje për këtë biznes. Do të ketë një lëvizje të tarifave?

Basha:”Po shqyrtojmë këtë propozim.Ta çojmë nivelin e biznesit të vogël në 120 milionë lekë të vjetra. E dyta,  biznesi i vogël do të paguaj një herë, vetëm një herë  do të vendosë pullën në dritare siç e kemi pasur me automjetet  dhe tatimorët. Nuk kanë më punë të shkojnë dhe të bëjnë terror te bizneset”.

Pas shqetësimit të biznesit fason për taksën e pronës e cila i rëndon më së shumti ata për shkak të sipërfaqeve të mëdha në të cilat shtrihet biznesi i tyre, zoti Basha ka theksuar se kjo taksë do të ulët dhe do të shkojë në nivelin që ka qenë para ardhjes në pushtet të kësaj mazhorancë  që e rriti nga 1250 lekë në 3000 lekë. Paratë e këtyre taksave të shtuara, tha Basha do ti mbeten biznesit për të shtuar vendet e punës si interesi më i madh i Partisë Demokratike.

Biznes fason: Zoti Basha çdo të bëhet me taksën e pronës? E kishim 1250 lekë të reja për metër katrorë e çoi 3 mijë lekë me vendim qeverie,  me  30% që uli bashkia i bie prapë 2700 lekë të reja metri katrorë. Po të mendosh sipërfaqet e mëdha që kanë bizneset tona, i bie që  të punosh tërë jetën për të paguar tatimin për metër katrorë.

Basha: “Taksa e pronës do të rikthehet  në nivelet që ka qenë  dhe të mblidhet sepse këtu nuk mblidhet. Qëllim më të madh se punësimi i njerëzve qeveria nuk duhet të ketë dhe ju siguroj se qëllim më të madh qeveria ime kur të më jepni besimin nuk do të ketë. Ulja e taksave do të jetë në këtë funksion.”

Kryetari i Partisë Demokratike bëri të ditur dhe disa prej opsioneve që po diskutohen në lidhje me çmimin e energjisë, siç është ulja e TVSH-së për energjinë ndërkohë që menjëherë pas ardhjes në pushtet, zoti Basha bëri të ditur se do të ulë me 240 lekë që u rrit në këto dy vite taksën e qarkullimit.

Tregtarë: Si do jetë trajtimi për çmimin e energjisë pasi  në 95% të këtyre bizneseve është rritur mbi 40%.

Basha: “Për çmimin e energjisë po studiohet ulja e TVSH-së. Do bëjmë simuli me uljen 15% dhe deri  me 19%  uljen e TVSH-së e energjisë për konsumatorin dhe për industrinë. Të tjera propozime mund ti diskutojmë dhe të vijmë me zgjidhje të tjera. Por një gjë është e sigurt,  nëse Shqipëria nuk e bën energjinë, karburantin me një çmim konkurrues më të ulët mundësisht se çdo treg tjetër në Ballkan “Rrahim ujë në hava!”. Taksa shtesë e qarkullimit do të jetë e para që do të ikë 240 lekë për litër, nuk është pak”.

Zoti Basha u ndal dhe në fshatin Guriçan ku vizitoi disa sera dhe bashkëbisedoi me fermerët. Shqetësimi i tyre i madh ishte kanali kullues, mungesa e tregut dhe kërkesa absurde sipas tyre siç është NIPT-i. Ndonëse fondet për kanalin kullues janë dhënë, theksuan fermerët ato kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve dhe në kanal nuk është bërë asnjë investim. Përsa u përket subvencioneve, fermerët thanë se që ti përfitosh ato duhet ti ndash përgjysmë me përgjegjësit e miratimit të tyre.

Fermer: Subvencionim ne nuk na bie njëri këtu edhe kur duan të sjellin, ata kërkojnë gjysëm për gjysëm.

Fermer: Kanali kullues është shumë shqetësim. Këtu bën 10 milionë lekë shpenzime, një të mbytur kjo dhe falimenton fare.

Fermer: Nxjerr një kosh rrush për të shitur fshatari atje, për të siguruar bukën e gojës  dhe po ua marrin nëpër tregje,  u kërkojnë kuponin tatimorë.

Fermer: Farna të pakontrolluara nuk dihet se nga po vijnë, plehrat po hedhim gurë në ugare jo pesticide po gurë të graniruar, kur vetë në fund të fuçisë  del rërë. Kë doni me naftën, tregun e pakontrolluar  numër NIPT-i, atë e dimë ne sistemi i Papandreut është ky?!

Next Post

Dioksidi i karbonit, Meta: Shqipëria synon ulje me 11.5%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

June 16, 2026
Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

June 16, 2026
SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

June 16, 2026
“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

June 16, 2026
“Janë 82 deputetë, oqeani nuk është më i njëjti”, protestuesi flet për largimin e Marjana Koçekut nga PS

Ka dalë llumi në tribunë

June 16, 2026
I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

June 16, 2026
Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

June 16, 2026
Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

June 16, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

June 16, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In