Opozita do të ketë tre grupe parlamentare në këtë legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë. Përpos PD-së grup parlamentar do të kenë edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut dhe PDIU, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.
Në grupin e Partisë Republikane të drejtuar nga Fatmir Mediu do të jenë; kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, kryetari i PAA-së, Agron Duka, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Eralda Tase, të huazuar nga PD
Për të formuar një grup parlamentar një forcë politike duhet të ketë shtatë deputetë. Dy aleatët e PD-së nuk e kanë numrin magjik dhe për të plotësuar kushtin Lulzim Basha ka pranuar që t’u japë “borxh” deputetë PR-së dhe PDIU-së.
Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk arriti që të formonte grup, pasi mori vetëm 4 deputetë në 25 prill.
- Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë
- Grupi i Aleancës për Ndryshim
- Grupi për Demokraci dhe Integrim
Pas pak, në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë.
/m.j