• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha takon drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit: Zbulohen 5 kërkesat për rimëkëmbjen e sektorit

by Ardit Rada
05/05/2020 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot me drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, ku përfaqësohen rreth 93 mijë të punësuar në këtë sektor të goditur rëndë nga pandemia.

Gjatë takimit u diskutua për shqetësimet që kishin përfaqësuesit e këij sektori.

“Standardet e reja që po vendosen nga qeveria kanë një kosto shtesë të konsiderueshme, për të cilat nuk është dhënë asnjë ndihmë financiare.”- theksuan përfaqësuesit e shoqatës së turizmit. Ata vunë në dukje se mungesa e një plani nga qeveria për kohën e hapjes së sezonit e vështirëson akoma më shumë gjendjen.

“Gjetja e një formule mbijetese është ajo çfarë vlen më shumë tani për turizmin”- thanë përfaqësuesit e shoqatës, duke vënë në dukje se ky sektor u godit 2 herë brenda pak muajve, fillimisht nga tërmeti më nëntor dhe tani nga pandemia.

Sektori punëson 93 000 persona dhe në zinxhir, pothuajse, 200 000 të tjerë. Qindra mijëra familje në fshat jetojnë me të ardhurat nga turizmi.

Përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit i thanë kreut të opozitës se kërkesat për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit janë të shumta, por më kryesoret kanë të bëjnë me:

1.Ndihmën financiare, me qëllim mbajtjen në punë të punëtorëve.

2.Subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore

3.Sigurimin e likuiditetit përmes  skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.

4.Anullimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore qendrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht, si në kohë “paqeje”.

5.Bashkëpunim me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, për rakordimin e politikave dhe hapjen e mundësive për turizëm.

Për kreun e opozitës Lulzim Basha të gjitha kërkesat e përfaqësuesve të turizmit janë të drejta dhe duhen  të zbatohen sa më parë nga qeveria. Basha i siguroi punonjësit e sektorit të turizmit dhe përfaqësuesit e tyre se do të bëjë çmos që zëri i tyre të dëgjohet, me qëllim mbështetjen e turizmit, si një ndër sektorët më të rëndësishëm  të ekonomisë.

/e.rr

Next Post
“Më në fund”, italianët i kthehen shijes së kafesë në lokale

"Më në fund", italianët i kthehen shijes së kafesë në lokale

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Ky u zgjidh problemet,e keni te sigurt,ju e njihni bashen apo beni sikur jeni te huaj,ky eshte nji njeri kot,i pa afte I pa shkolle,ky sesht gje tjeter vecse nji I bindur I plakut vicidolit.

    Reply

Leave a Reply to shkurt2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

March 20, 2026
Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

March 20, 2026
Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In