• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha takim me bizneset në Golem: Kur të vij në pushtet turizmin do ta rikthej në prioritet kombëtar

by Ardit Rada
30/06/2020 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me bizneset dhe operatorët turistikë në Golem. Përmes një mesazhi, Basha theksoi se sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë, ndërsa shtoi se qeveria i shtrëngon të paguajnë taksat e larta dhe faturat abuzive.

Basha premtoi sërish se kur të vijë në pushtet turizimi do të jetë për të një prioritet kombëtar.

“Partia Demokratike do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar, duke ulur taksat dhe duke i dhënë fund modelit të bandave të taksidarëve që zhvasin e gjobisin për të mbushur xhepat e shefave të tyre. Ne do të subvencionojmë të gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë. Taksa për biznesin do të jetë 9 % si dhe do të heqim taksën “Rama” për karburantet.”, ka thënë Basha.

Mesazhi i plotë:

Në Golem ashtu si në gjithë bregdetin, sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë.
Sot u takova me operatorët turistikë të Golemit dhe Malit të Robit. Hotelierët dhe sipërmarrësit që operojnë në këtë zonë më folën për krizën e thellë ekonomike dhe braktisjen totale të qeverisë.

Në një kohë kur pandemia e ka çuar aktivitetin e tyre ekonomik afër zeros, qeveria i shtrëngon të paguajnë taksat e larta dhe faturat abuzive. Një pjesë e mirë e prenotimeve të bëra për muajin korrik dhe gusht janë anuluar. Ata kanë larguar nga puna me qindra punëtorë, për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë rrogat e tyre. Hotelet po funksionojnë në vetëm 10 apo 20 % të kapacitetit, teksa operatorët po mendojnë shpalljen e falimentit.

RAMAVIRUSI i ka lënë operatorët turistikë të vetëm në fatin e tyre. 7 vite braktisje ndaj bizneseve dhe sipërmarrësve, ai i kompensoi me 700 milionë euro rilindje urbane dhe disa miliona të tjerë për tendera për oligarkët dhe PPP korruptive.

Ditën e djeshme, Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaroi se Shqipëria ka klimën më armiqësore në rajon për të bërit biznes, për shkak të politikave të qeverisë dhe taksave të larta.
Kjo tregon se kriza ekonomike nuk ka prekur vetëm sektorin e turizmit, por të gjitha sektorët, duke i lënë shqiptarët më të varfër dhe pa asnjë lloj përkrahje.
Ndryshimi do të vijë me një qeveri që nuk garanton thjesht rotacionin politik, por ndryshimin real me shtetin në krahun e sipërmarrësve dhe qytetarëve të thjeshtë. Partia Demokratike do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar, duke ulur taksat dhe duke i dhënë fund modelit të bandave të taksidarëve që zhvasin e gjobisin për të mbushur xhepat e shefave të tyre. Ne do të subvencionojmë të gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë. Taksa për biznesin do të jetë 9 % si dhe do të heqim taksën “Rama” për karburantet.

Cdo vendim i dalë 12 muaj para zgjedhjeve nga Parlamenti apo institucione të tjera, do t`i nënshtrohet një rishikimi tërësor nga qeveria e re, për të garantuar ligjshmërinë dhe mbrojtjen e interesit publik.
Ta harrojë RAMAVIRUSI dhe minjonët e tij se do të mund të bëjnë raprezalje mbi qytetarët e ndershëm në ditët e fundit në pushtet.
Shqipëria ka një bregdet të mrekullueshëm dhe njerëz punëtorë që mbajnë me bukë familjet e tyre duke punuar dhe promovuar natyrën tonë të bukur. Qeverisja jonë do të jetë në krahun e këtyre e njerëzve.

/e.rr

Next Post
Pogradec/ Sherri mes fqinjve përfundon me shkrepjen e armës së zjarrit

Arrestohen 3 persona në Vlorë, kishin mbjellë kanabis në fshat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In