• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Basha: Do çlirojmë Shqipërinë nga zgjedhjet e vjedhura, kemi mision hyjnor

by Aalison Pearse Stevens
11/05/2019 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, teksa situata para kryeministrisë është përkeqësuar, falënderoi qytetarët që iu bashkuan thirrjes së opozitës së bashkuar.

Sipas tij, shqiptarët sot kanë vetëm një mision, largimin e Ramës dhe Shqipërinë si gjithë Europa.

“Mirë se jeni mbledhur në Kuvendin dhe referendumin popullor. Mirë se keni ardhur në kuvendin e sovranit. Jemi mbledhur sonte këtu, me një kushtrim, me një qëllim, me një mision, për të mos pranuar më kurrë, Shqipërinë e krimit, Shqipërinë e korrupsionit, Shqipërinë e hajdutërisë së Edi Ramës, por për Shqipërinë si gjithë Europa.  Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. Rama ik!

Kanë burgosur dhe rrahur baballarë dhe nëna. I kanë mbytur me gaz fëmijë në shtëpitë e tyre për t’i grabitur. Kanë arrestuar studentë, duan të asgjësojnë Akademinë e Shkencave, kanë çuar drejt vetëvrasjes kryefamiljarë, por kriminelët nuk i prek Prokuroria e kapur, nuk i pret drejtësia e korruptuar sepse ata i binden një njeriu që e ka lidhur pushtetin me krimin dhe me krimin do të kapë Shqipërinë, por kjo nuk ka për të ndodhur.

Do ta çlirojmë Shqipërinë nga zgjedhjet e vjedhura. Kjo është rruga e vetme për të mundësuar Shqipërinë në Europë’, ka thënë Basha.

Basha e konsideroi mision hyjnor, Shqipërinë si gjithë Evropa. “Për të realizuar misionin tonë hyjnor që është Shqipëria si gjithë Evropa duhet ta fitojmë këtë betejë me patjetër. Me këtë ëndërr jemi mbledhur dhe kemi bërë hapa përpara. Kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturës dhe Tiranisë së krimit. Kemi kërkuar dënimin e atyre që vodhën zgjedhjet, propozuam vettingun politik, por bashkimi i Edi Ramës me krimin ka një përgjigje, të dhunojë shqiptarët. Katër nga shtatë anëtarët e të ashtuquajturës Task Forcë duhet të jenë sot në burg. Janë sot të pandëshkueshëm si të gjithë kriminelët e tjerë”, u shpreh ai. / i.h

Next Post
LIVE! Militantët e PD-LSI hedhin molotov ndaj Parlamentit, Rama: Zjarri dëmton vendin

Molotov drejt Kryeministrisë, policia apel qytetarëve: Ruani qetësinë, rrezikoni jetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In