“Ajo që po përjetojmë sot nuk krahasohet as me periudhën më të errët të stanjacionit. Raporti i Bankës Botërore thotë se korrupsioni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005”.
Është kjo deklarata e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha në takimin e pasdites së sotme “Rrugëtimi për Shqipërinë” me të rinjtë e PD-së në Shkodër.
Sipas tij plaga më e madhe, është plaga e emigracionit të rinisë, ku nënvizoi se po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat.
Basha tregoi edhe cilësinë që sipas tij e ka dalluar nga politikanët e tjerë, duke thënë se “Ajo që më ka motivuar për të hyrë në politikë, është padrejtësia që shikoja në vend. Lufta ndaj padrejtësisë, është lajtmotivi im. Fundi i padrejtësisë, gjëja më e rëndësishme”.
/a.r