• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha shpërblen Jemin Gjanën me një vend në Kryesi, akuzohet si dora që ka kapur zgjedhjet në PD, drejtoi votimet e kontestuara pas humbjeve në 2017 e 2021

by Java News
20/07/2021 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të shpërblejë Jemin Gjanën, njeriu e zgjedhjeve të dyshimta në PD, duke e bërë pjesë e Kryesisë. Gjana, i cili drejton Komisionin e Zgjedhjeve të PD-së që nga viti 2017, është bërë anëtar i Kryesisë falë ndryshimeve në statutin e partisë, të propozuara nga Basha dhe që u miratuan pa asnjë ndryshim nga Kuvendi kombëtar katër ditë më parë. Ndryshimet parashikojnë që pjesë e Kryesisë së PD-së është automatikisht edhe kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve. Lulzim Basha i ka besuar Jemin Gjanës organizimin e dy proceseve zgjedhore, në momentet më të vështira të karrierës së tij politike, pikërisht për konfirmimin e tij në krye të partisë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2017 dhe zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Dy proceset zgjedhore të administruara nga Jemin Gjana janë kontestuar dhe shpallur nga zërat kritikë të Bashës brenda PD-së si farsë dhe të manipuluara në mënyrë flagrante. Zgjedhjet janë karakterizuar nga zhdukja e mijërave anëtarëve para votimit, mbajtja sekret e listës së zgjedhësve, heqja nga lista e anëtarëve të dyshuar si votues të kundërshtarëve të Bashës, numërimi jo transparent i votave etj. Grupimi ‘Pro PD-së’, sidomos Arben Imami, Bujar Nishani, por edhe Besnik Mustafaj dhe Agron Shehaj, kanë artikuluar akuza të forta në adresë të Jemin Gjanës, duke e konsideruar një personazh të pabesueshëm dhe si dorën e Bashës që ka kapur zgjedhjet në PD.

Sipas ndryshimeve statutore, në Kryesinë e re të PD do të përfshihet edhe pasuesi i Bujar Nishanit në krye të Këshillit Kombëtar. Kryetari i ri do të zgjidhet në mbledhjen e parë të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, të cilët zgjodhën nga Kuvendi Kombëtar të PD-së në mbledhjen që u mbajt në fund të javës së kaluar. Gjithashtu, pjesë e Kryesisë së PD-së do të jenë edhe kryetari i Bordit Financiar si dhe kryetari i Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës në PD. Ndërkaq, sipas ndryshimeve, kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve, Bordit Financiar, Integritetit dhe Etikës nuk do të zgjidhen më nga Kryesia, por nga Këshilli Kombëtar.

Por, nga ana tjetër, Kryesia e PD-së do të ketë në kompetencë miratimin e kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale të 2023. Ndryshe parashikohet që të operohet me zgjedhjeve e kandidatëve për deputetë, lista e të cilëve do të miratohet nga Këshilli Kombëtar. Pas konsultimit me anëtarësinë lista e kandidatëve për deputetë do të konfirmohet nga Kryesia, e cila do ta përcjellë për miratim në Këshillin Kombëtar. Për të dy rastet, statuti nuk ka ndryshuar. Ndërkaq, statuti i ri i PD-së, edhe një herë, nuk parashikon asnjë përgjegjësi nga askush për humbjen e zgjedhjeve./shqiptarja.com

/m.j

Statuti i ri i PD-së, përbërja e Kryesisë

Statuti i PD-së i shfuqizuar, përbërja e Kryesisë
Next Post
FOTOT/ Berishën e presin si “shpëtimtar”, indiferencë poshtëruese për Bashën. Delegatët: “U rikthye komandanti”, “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”

Ndryshimet/ Lulzim Basha mund të drejtojë “part-time” dhe i paraprin rasteve kur PD mund të humbasë sërish zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In