Pas një takimi me presidentin Bujar Nishani, kreu i PD është takuar paraditen e sotme me Sali Berishën.
Lulzim Basha është shprehur i bindur se zgjedhjet pa opozitën nuk do të zhvillohen.
“Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë sepse nuk do të lejojmë një proces votimi monist. Shqipëria do të çlirohet nga diktatura e krimit. As në Kavajë dhe as në Shqipëri nuk do të ketë kthim të monizmit” – tha Basha sot. /b.d










