Carlo Ancelotti e ka pranuar se janë të zhgënjyer se janë eliminuar nga Borussia Dortmund në Kupën e Gjermanisë.
Rastet e shumta të humbura ndaj Dortmundit, sipas trajnerit Carlo Ancelotti i kushtuan Bayernit me eliminim nga Kupa e Gjermanisë.
“Natyrisht që jemi shumë të zhgënjyer që jemi eliminuar. Ne kishim shumë shanse për të shënuar dhe vendosur takimin”, tha Ancelotti gjatë konferencës për media.
Kujtojmë se Dortmund fitoi 3:2 në Allianz Arena, për të kaluar në finale të Kupës, ku do të luaj me Frankfurtit, përgatiti ”Express”. (b.an)