• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha sërish kryetar pas protestës”/ Anëtari i Këshillit Kombëtar: Foltorja dështoi, por e dëmtoi shumë partinë!

by
07/01/2022 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Foltorja dështoi, por e dëmtoi shumë PD-në”, kështu deklaroi sot anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Redi Varaku. I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Varaku u shpreh se objektivi i Berishës është largimi i Bashës nga drejtimi i PD, por theksoi se ka dështuar në këtë drejtim.

Një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, Varaku tha se pret të njëjtën retorikë dhe të njëjtën përpjekje për ta bërë sa më spektakolare lëvizjen e tij. Megjithatë, përkundër përpjekjeve të Berishës, Varaku theksoi se Basha do të vijojë të ketë kryetar i PD-së më 9 janar.

“Aksioni i Beishës ka një objektiv, të largojë Bashën nga drejtimi i PD. Përzgjodhi strategjinë e tij politike që kulmoi në Kuvendin e 11 dhjetorit e më pa pati referendum. Berisha e pa veten jashtë PD, jashtë influencës që kishte patur në PD dhe për të shpaguar këtë, bëri këtë lëvizje. Pjesë e strategjisë së tij politike. Basha zgjodhi strategjinë e tij për tju përgjigjur. Foltores ai i vuri përballë numrin tre të SHBA për Rajonin Gabreil Escobar që hodhi poshtë pretendimet e Berishës. Foltorja mori përgjigje nga Escobar. Kuvendit të 11 dhjetorit, Basha i dha përgjigje me Kuvendin e 18 dhjetorit. Basha e ka të konsoliduar grupin e deputetëve, Këshillin Kombëtar, kryetarët e degëve në rrethe. Berisha, politikisht ka dështuar ta rrëzojë Bashën. Nesër është një protestë, taktikë në vazhdën e strategjisë për të deligjitemuar Bashën. Nesër pres një retorikë si sot, përpjekje për ta bërë sa më spektakolare gjënë dhe për t’i thënë opinionit publik se ky është i shkarkuar, pro Basha me datë 9 do vijojë të jetë aty”, tha ai.

Se çfarë do të ndodhë me fatin e PD, me demokratët të ndarë tashmë në mbështetës të Bashës dhe Berishës, Varaku u shpreh se dy janë opsionet, që lëvizja e Berishës të shndërrohet në parti politike ose të vijojë aksionin paralel me PD.

“Mund të ndodhë që kjo lëvizje të shndërrohet në parti politike, të vijojë aksionin paralel me institucionet e PD apo edhe opsione të tjera. Do të ishte shumë e dëmshme për PD nëse do krijohej parti tjetër”, shtoi ai.

Situata në PD është shumë e tensionuar, teksa Berisha ka thirrur ditën e nesërme një protestë që do të nisë në orën 12:00, ndërsa protestuesit do të mblidhen në selinë e PD. Pavarësisht deklaratave të Berishës se protesta do të jetë paqësore, PD ka marrë masa duke përforcuar hyrjen në selinë blu, për të qenë ë përgatitur për çdo skenar. Berisha ka deklaruar sot nga shkallët e selisë blu, pasi e gjeti derën të mbyllur, se nesër do të largojnë Bashën, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se do të jetë në zyrë për të vijuar punën si normalisht.

/b.h

Next Post
Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, daja: Djali kishte një shenjë në grykë!

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, daja: Djali kishte një shenjë në grykë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

October 23, 2026
Pentagoni publikon grupin e shtatë të dosjeve për UFO-t, detaje mbi objektin misterioz

Pentagoni publikon grupin e shtatë të dosjeve për UFO-t, detaje mbi objektin misterioz

October 23, 2026
“Sherri nisi jashtë bilardos”- Zbardhet dinamika se si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas krimit!

“Sherri nisi jashtë bilardos”- Zbardhet dinamika se si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas krimit!

October 23, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

BE-Ballkani Perëndimor do mblidhen në nëntor, Shqipëria edhe një hap më shumë drejt anëtarësimit! Integrim gradual në tregun tonë

October 23, 2026
Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

Pretendimet dhe ankimimi i PD për marrëveshjen e huasë 302 milionë USD me SHBA-të, “Kushtetuesja” e kalon në seancë!

October 23, 2026
Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

October 23, 2026
Tensione në rritje/ Polonia mbyll dy aeroporte pas sulmeve ruse në Ukrainë, NATO aktivizon avionët luftarakë!

Tensione në rritje/ Polonia mbyll dy aeroporte pas sulmeve ruse në Ukrainë, NATO aktivizon avionët luftarakë!

October 23, 2026
Babai i Meghan Markle nën hetim për materiale të dyshuara me abuzim seksual ndaj fëmijëve!

Babai i Meghan Markle nën hetim për materiale të dyshuara me abuzim seksual ndaj fëmijëve!

October 23, 2026
Netanyahu njofton operacion ushtarak në Bregun Perëndimor: I ngjashëm nuk është parë që nga viti 1967

Netanyahu njofton operacion ushtarak në Bregun Perëndimor: I ngjashëm nuk është parë që nga viti 1967

October 23, 2026
ZV/ministrja e Brendshme nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës!

ZV/ministrja e Brendshme nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës!

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In