• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha s’duhet të kthehet më kurrë”/ Deputeti i PD zbardh skenarin: Ja çfarë po tenton të bëjë Berisha

by Java News
09/03/2023 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e PD, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula kanë qenë sot në seancën e Gjykatës Kushtetuese ku u shqyrtua kërkesa e bërë nga PD për shfuqizimin e Bordit të Çmimeve të Karburanteve.

Dashnor Sula në rubrikën “Opinion” tha se tashmë çështja ka marrë rrugën ligjore dhe se nga Gjykata u është kërkuar që të vënë në dispozicion disa dokumente shtesë për këtë rast.

Sula tha se shumë shpejt këto dokumente do të vihen në dispozicion të drejtësisë, duke thënë se shpreson në një vendim të drejtë dhe të pa ndikuar.

“Kjo seancë ishte e rëndësishme duke pasur parasysh që bëhet fjalë për një bord që e kemi për qytetarët. Për mua është një bord klientelist dhe përfitues, që rëndon ekonominë e familjeve. Pra bën një vit tani në mars. Dua të falënderoj gjykatën kushtetuese.

Duhet të ishte në nderin e qeverisë. Mjaftoj të kujtoj dy deklarata. Në janar thanë që ka kaluar aktualiteti dhe bordi i transparencës do të hiqet. Çmimi i naftës ka filluar të rritet që në vitin e kaluar, në gjashtë muaj nuk u bë asnjë veprim.

Kjo u bë në interes të dy kompanive. Këto janë pjesë të bordit që sjellin karburantin këtu. 1 ose 2 kompani në çmimet tabelë i kanë më të larta. Shumica  e tregtarëve kanë interesa okulte të forta. Përballë jush kam nxjerrë fakte tronditëse, që qoftë SPAK apo gjykata duhet ti ndjekë.

Na kërkuan gjyqtarët dhe disa të dhëna, që do ua vëmë në dispozicion, dhe shpresoj që të vendosin të kirë dhe të mos jenë në presion. Besoj tek integriteti i tyre, por po paralajmëroj që uroj që vendimi të mos jetë i ndikuar”, tha ai.

Sa i përket deklaratës së bërë sot nga KQZ, dhe kreut të këtij institucione, Ilirian Celibashi, ai tha se ky vendim ka të mirat dhe të këqijat e tij.

Sipas Sulës, Celibashi duhet ta regjistrojë PD në zgjedhje, pasi nuk ka asnjë arsye për ta bërë, duke shtuar se Lulzim Basha është larguar dhe se nuk duhet të kthehet më.

“Ky vendim ka dhe të mirën dhe të keqen e vet. E mira është se u çorr maska që na akuzonin se ndikon Rama, se Celibashi i Ramës është. Ai vetë tha që njoh në perceptimin tim njoh Berishën por letrat tregojnë se kryetar është Basha. Ai është autorizim i para një viti, rutinë. Unë nëse firmos Basha do të thotë që gjithçka çfarë kemi thënë, paskemi fol kot. Ai ka ikur? Pse duhet ta firmosur?

Basha është larguar dhe të rrijë atje ku është, të mos kthehet më kurrë. Më dhimbset PD, nëse Basha ka axhendë individuale politike, do të ishte e tmerrshme. Bashkëpunim dhe armëpushim deri në 14 maj, çasti vendimtar për ne është 14 maji. Të gjithë kanidatët e primareve të regjistrohen nën siglën e PD. Kush fiton kështu? Berisha, sepse janë njerëzit e tij. Por këta përdorin gjuhën e linçimit, thonë është e jona e kemi rrit ne dhe duam të vendosim ne. Së këtyre shëndet t’u thuash, plaç të thonë.

Ne jemi grupi me i urtë. Se me këta është si shprehja ‘po fjete në krevat me këto je grua e ndershme, po s’fjete në krevat me ta je grua e përdalë’. Deri dje Basha ishte fëmija i llastuar i këtyre, ylli polar. Një ditë të bukur u bë spiun i rusit dhe që donte të shkatërronte opozitën. Po mirë mo kush i beson këto?! Celibashi duhet të reagojë dhe ta regjistrojë PD pasi nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë”, u shpreh ai./m.j

Next Post
Xhaçka në Forumin Ballkanik të Budapestit: Synojmë të mbajmë konferencën e Dytë Ndërqeveritare brenda vitit 2023

Xhaçka në Forumin Ballkanik të Budapestit: Synojmë të mbajmë konferencën e Dytë Ndërqeveritare brenda vitit 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com