• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha refuzon të shprehet për vaksinën kineze, hesht për akuzat e Berishës e Shehut

by S M
02/04/2021 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha refuzoi të përgjigjet rreth akuzave që Sali Berisha dhe Tritan Shehu kanë bërë ndaj vaksinave kineze. Ai nuk u shpreh rreth qëndrimit të tij ndaj kësaj vaksine, e cila është duke u administruar në sasi të mëdha në popullatën shqiptare.

Në të kundert, ai tha se katër ekspertë perëndimorë do të ndihmojnë qeverinë e tij të neserme që procesin e vaksinimit ta vendosim në shinat e duhura. Kështu u shpreh kryedemokrati në “Opinion”, ndërsa theksoi se përveç shkencëtarëve shqiptarë, epidemiologëve shqiptarë kam një ekip në dispozicion, nga institucionet që akuzon Edi Rama për fushatë, prej 4 ekspertësh perëndimorë të cilët do të na ndihmojnë që procesin e vaksinimit ta vendosim në shinat e duhura.

Lulzim Basha: Çështja e vaksinimit është një çështje shumë serioze, jashtëzakonisht serioze dhe duhet të trajtohet si e tillë. Dua ta bëj fare të qartë vaksinimi është i domosdoshëm dhe unë kam kërkuar që në korrik të merreshin masat për sigurimin e vaksinimit anti-COVID dhe për sigurimin e vaksinimit anti-gripal, të gripit sezonal. Ta nis nga kjo e fundit se na çon tek i pari. Thanë sollëm 200 mijë doza, gënjyen, sepse nuk kanë administruar as 1/10 e tyre. Dhe po t’i kishin administruar, të jeni të sigurt që mijëra nga ata që janë ndarë nga jeta dhe që nuk i shpallin mund të ishin mes nesh sot sepse do i mbronin. Sepse kombinimi i dy grupeve është edhe më vdekjeprurës. E njëjta gjë ka ndodhur, a shkoi në 9 dhjetor ky, shkoi në New York, u zhduk, që e kapën duke blerë këpucë dhe u kthye me këpucë të reja, por tha që shkova të merrja vaksinën. Ku është vaksina? Çfarë transparence kemi ne?

Blendi Fevziu: U sollën vaksinat.
Lulzim Basha: Ku i ke? Ku i ke? Sa vaksina solli? Çfarë premtoi dhe çfarë solli? Tani po të them diçka, vaksinimi është një proces i domosdoshëm.
Blendi Fevziu: Patjetër

Lulzim Basha: por që të ecë siç duhet ka nevojë për dy gjëra: transparencë dhe besueshmëri, që janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk mund të kesh vaksinim kur ti thua morra 500 doza por nuk jua them dot se nga. Nuk mund të kesh transparencë kur ti nuk u thua njerëzve që marrin dozën e parë kur do ta marrin të dytën. Si po administrohet procesi? A po i marrin nga i njëjti lloj? Apo njëri po merr ASTRA ZENECA-n, tjetri po merr SINOVAK-un, e tjetri po merr PFIZER-in.
Blendi Fevziu: Në gjithë botën kështu po e marrin.

Lulzim Basha: Jo, jo sepse kombinimi i vaksinave dhe administrimi i tyre bëhet sipas kritereve shkencore.
Blendi Fevziu: A jo kur merren dy vaksina të ndryshme nga një person jo

Lulzim Basha: Po pra për këtë po flas. Pra, mungon transparenca dhe kjo ka sjellë mungesën e besueshmërisë. Vaksinimi nuk bëhet me detyrim. Njerëzit duhet të kenë besim që vaksina është, siç besoj unë, një nga mënyrat kryesore për të luftuar pandeminë dhe ndryshimi kryesor që do të sjellë qeveria ime këtu është që vaksinimi nga një proces i shëmtuar shfaqe politike. Po ti heqësh Edi Ramës vaksinimin, rindërtimin dhe Bashën, nuk ka fushatë. Nuk ka fushatë. Pra nga një proces i keqpërdorur politikisht do të jetë një proces i cili do të udhëhiqet nga shkencëtarët. Dua të ndaj një lajm këtu. Në momentin që flasim përveç shkencëtarëve shqiptarë, epidemiologëve shqiptarë kam një ekip në dispozicion, nga institucionet që akuzon Edi Rama për fushatë, prej 4 ekspertësh perëndimorë të cilët do të na ndihmojnë që procesin e vaksinimit ta vendosim në shinat e duhura.

Dhe e fundit që dua të them meqë e ngrite vetë, çfarëdo që të thuash, mungesa e transparencës që ka vrarë besimin tek vaksina, show që rinë gjithë ditën aty duarkryq, a thua çfarë po bën ti aty? Ajo që nuk i falet, nuk i falet dhe tregon, tregon, jo thjesht mungesë totale ndjeshmërie ndaj njerëzve por tregon një, s’dua të përdor shprehje që nuk më takojnë nga ana etike, thotë po ika unë, s’ka vaksinë. Pse çfarë do bëjë ky? Do i marrë me vete në Surrel, vaksinat? Po shqiptarët i paguajnë ato vaksina, s’i paguan ky. Ato vaksina paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ato paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Ça do të thotë “po s’qeshë unë, nuk do të ketë vaksina”?! Është një mashtrim, po shumë më shumë se kaq, tregon, natyrisht siç thashë dhe më përpara, që ky është një njeri, i cili pas tetë vitesh, në mungesë totale të çdo arritjeje, po kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës. Pa diskutim që vaksinimi do bëhet. Do bëhet ashtu siç duhet. Do bëhet me modelin amerikan. Do të bëhet me mbështetje perëndimore dhe do të ecë e do të përparojë siç duhet por pa kryeministrin e ardhshëm, duke bërë klounin e cirkut e përsheshin e Shqipërisë.

Next Post
Nëse keni kaluar COVID/ Ç’duhet të dini për vaksinat, mutacionet e reja dhe sa rrezikoni të infektoheni

Izraeli bëhet gati të fillojë vaksinimin anti-COVID për fëmijët 12-15 vjeç, pas studimit të Pfizer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër vendim nga qelia, Erion Veliaj shkarkon nga detyra edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Tjetër vendim nga qelia, Erion Veliaj shkarkon nga detyra edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

September 2, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Transporti Publik, autobusët në Tiranë rikthehen me kapacitet të plotë! Qeveria do u japë subvencion 3-mujor për naftën, arrihet akordi

September 2, 2026
Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

U dorëhoq pas një viti si ministre e Shëndetësisë, karriera e Evis Salës: Nga akademike në Kembrixh, te përfshirja në politikë në Shqipëri

September 2, 2026
Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

Rregullorja e GJKKO-së, Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri: Censuruese dhe në kundërshtim me standardet evropiane!

September 2, 2026
Zjarr në sipërfaqen me shkurre në një lagje të Korçës, s’ka rrezik për banesat!

Zjarr në sipërfaqen me shkurre në një lagje të Korçës, s’ka rrezik për banesat!

September 2, 2026
“Destinacion, Shqipëria 2030 në BE”- Balla inspektime në Paskuqan, takim dhe me banorët: Nisim zbatimin e “Besës” në terren

“Destinacion, Shqipëria 2030 në BE”- Balla inspektime në Paskuqan, takim dhe me banorët: Nisim zbatimin e “Besës” në terren

September 2, 2026
“Gjoba, arma e fundit!”, Rama paralajmëron inspektorët: Jo ‘shpatë’ shantazhi, asnjë kontroll pa paralajmëruar! Iinspektorët me kamera trupi

“Gjoba, arma e fundit!”, Rama paralajmëron inspektorët: Jo ‘shpatë’ shantazhi, asnjë kontroll pa paralajmëruar! Iinspektorët me kamera trupi

September 2, 2026
Aksident i frikshëm te “Ura e Varur” në Berat, furgoni përplas çiftin e moshuar në trotuar! Shoferi dëshmon se iu bllokuan timoni e frenat (VIDEO)

Aksident i frikshëm te “Ura e Varur” në Berat, furgoni përplas çiftin e moshuar në trotuar! Shoferi dëshmon se iu bllokuan timoni e frenat (VIDEO)

September 2, 2026
Largohet ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala i dorëzon dorëheqjen kryeministrit Rama! Pritet të marrë një tjetër detyrë

Largohet ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala i dorëzon dorëheqjen kryeministrit Rama! Pritet të marrë një tjetër detyrë

September 2, 2026
Zjarret në Malësinë e Matit, evakuohet një familje dhe digjen 3 banesa! Luftë me flakët nga toka dhe ajri

Zjarret në Malësinë e Matit, evakuohet një familje dhe digjen 3 banesa! Luftë me flakët nga toka dhe ajri

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com