Kreu i demokratëve ka reaguar sërish në rrjetin social Facebook duke i kërkuar kryeministrit që të nisë mjetet e duhura për situatën e rënduar nga reshjet.
Sipas Bashës, ministri i Bujqësisë e pranoi me gojën e tij se hidrovoret kanë 24 orë jashtë funksioni pasi nuk ka energji elektrike.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Kerkuam mobilizimin e qeverise per ti ardhur ne ndihme te permbyturve ne Vlore, Fier dhe zonen e Jugut ku qindra familje jane ne meshiren e fatit dhe permbytja ka shkaktuar viktimen e pare.
Reagimi i kryeministrit ishte sulm dhe tallje ndaj opozites. Ky eshte reagim i nje te papergjegjshmi qe nuk ja ndjen per njerezit por vetem per lojen e vet.
Leri lojerat por nis forcat dhe mjetet ne ndihme te te permbyturve.
Sa per politiken, sapo doli ministri i bujqesise dhe ju deklaroi shqiptareve se hidrovoret kane 24 ore qe nuk pompojne sepse ju eshte prere energjia. Kur gishti tregon henen tarallaku tregon gishtin.
Top of Form
Bottom of Form