• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përmbytjet, ja masat dhe situata në secilin qark

by Java News
11/10/2015 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisur nga situata e rënduar për shkak të reshjeve të shiut, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur sot një rezyme mbi situatën, por edhe masat e marra në secilin qark të vendit. Në një njoftim për shtyp, MPB thkeson se për shkak të rreshjeve me intesitet të lartë që kanë nisur prej pasdites së djeshme dhe problemeve që kanë shkaktuar, në gjithë Shqipërinë janë ngritur që mbrëmjen e djeshme me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme Shtabet e Emergjencave në çdo Prefekturë.

“Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, Shërbimit Zjarrëfikës, strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, të Transporteve, të Ministrisë së Punëve të Brendshme po punojnë në terren për përballimin e situatës, nën drejtimin e Prefektëve në çdo qark. Janë evakuuar disa familje në Vlorë dhe Fier dhe janë marrë masa për strehimin e tyre. Janë marrë masa për zhbllokimin e akseve rrugore ku ka shembje dherash, në Elbasan, Korcë dhe Vlorë. Janë vënë në dispozicion disa motopompa për thithjen e ujit nga banesa dhe garazhe” – thekson njoftimi i MPB.

Ndërkohë, bazuar në informacionet e dërguara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile situata më problematike paraqitet:

Qarku Vlorë. Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut, një shtetas ka humbur jetën duke u mbytur si pasojë e vërshimit të përrenjve në rradhimë të Vlorës. Shtetasi Luan Qarri, 50 vjeç, po udhëtonte me makinë në momentin e vërshimit të ujit të cilat përmbysën mjetin. Po si rezultat i reshjeve të rëna janë me prezencë uji dhe të përmbytura lagja “24 Maji” dhe “15 Tetori” për këtë arsye janë evakuuar 8 familje me 25 persona.

Po punohet për rivendosjen e energjisë elektrike, në zonën e Novoselës.

 

Qarku Elbasan. Si pasojë e reshje të rëna në këtë qark gjatë të ditës së djeshme dhe në vazhdim, ka pasur një devijim të rrugës aktuale të Aksit rrugor Elbasan-Gramsh, në aksin e vjetër Elbasan-Tregan-Gramsh. Për pasojë pati bllokim të qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor. Në vendgjarje shkuan menjëherë forcat e policisë së qarkullimit rrugor, Drejtori i Drejtorisë Rajonale Qëndrore të Autoritetit Rrugor Shqiptar, drejtues të Bashkisë Gramsh, të cilët morën masat përkatëse. U kontaktua me firmat private që dërguan menjëherë 4 mjete, të cilat po punojnë intensivisht për hapjen plotësisht tërrugëve, duke normalizuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

 

Qarku Korçë. Në këtë qark gjatë ditës së sotme, si rezultat i reshjeve të shumta, lumi Vërdovë doli nga shtrati dhe ujërat e tij vërshuan drejt banesave dhe rrugëve të fshatit Vërdovë dhe Buçimas, si dhe të qytetit Pogradec. Për pasojë është shembur një banesë në Vërdovë.  Menjëherë u angazhuan forcat dhe mjetet e Bashkisë Pogradec, PMNZSH-së Pogradec, Bordit të Kullimit Pogradec, Komisariatit të Policisë Pogradec, për normalizimin e situatës së krijuar.

Në aksin nacional Ersekë-Korçë ka pasur bllokime të rrugës nga inertet po punohet për hapjen e normalizimin e situatës.

Në bashkinë Ersekë raportohet se janë mbytur një sasi e konsiderueshme e bagëtish.

 

Qarku Fier. Në këtë qark gjatë ditës së sotme, si rezultat i reshjeve të shumta të ditës së djeshme lumi Gjanica ka dalë nga shtrati pasi ka pasur prurje të shumta nga reshjet e rëna. Për pasojë janë përmbytur banesat, bizneset, etj., që ndodhen pranë shtratit të këtij lumi. Forcat e Bashkisë Fier, të PMNZSH-së Fier, të policisë, etj., kanë punuar me tre motorskafe si dhe 2 automjete zjarrfikëse së bashku me të gjithë forcat duke evakuauar rreth 30 familje nga zona e përmbytur.

 

Qarqet me më pak probleme janë Shkodra dhe Gjirokastra.

Next Post

Kurrë nuk do ta harroni seksin me këto 3 shenja të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com