Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si timonierin kryesor për ideimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve në vend.
Basha tha se Rama nuk ka bërë diferencime për të afruar të gjithë llojët e kriminelëve për të zgjedhur vota.
“Përgjimet na kanë treguar me detaje të skemës së vjedhjeve. Së pari për kupolën e PS ka mjaftuar që cilido që është i aftë që siguron vota të bëhët pjesë e skuadrës së tyre. Kenë bashkëpunuar me vrasës dhe trafikantë.
Aleanca e rilindjes ka përdoruar që të gjithë aparatin shtetërorë për të vjedhur zgjedhjet. Edi Rama është timonieri i vjedhjeve të zgjedhjeve ne vend. Përgjimet tregojnë qartë se çfarë harmonie që ka mes njerëzve të qeverisë dhe kriminelëve.”/l.m