• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Qeveria mund të bëjë trefishin kundër virusit, jua kemi thënë se ku janë paratë

by A R
30/03/2020 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Vizion Plus, kreu i PD Lulim Basha tha se Shqipëria ka mundësinë të bëjë 3 herë më shumë sesa ka bërë deri tani me paketën e ndihmës.

“120 milion euro të cilat janë të buxhetuara këtë vit për 12 koncensione për 10 oligarkë, siç i njeh tashmë populli, duhet të anullohen menjëherë. Afro 40 milion euro në shpenzime operative duhet të ridestinohen menjëherë. Afro 100 milion euro në investime publike, mund të ridestinohen menjëherë. Në vend të kësaj shohim që vetëm në 10 ditët e fundit, kanë shkuar afro 30 milion euro për beton. Betoni nuk është prioritet sot. Sot prioritet është shëndetësia, siguria e jetës së qytetarëve, janë shtresat në nevojë të cilat po afrohen në një pikë vlimi ku nuk kanë më me çfarë të përballojnë të përditshmen e tyre dhe është ndërtimi i mekanizmave për të mbrojtur ekonominë”- u shpreh Basha.

Ashpërsimi i masave duket se ka mbyllur një pjesë të konsiderueshme të bizneseve në vendin tonë. Nëse kjo situatë zgjat, rrezikojmë një kolaps, ndërkohë që kam informacione nga biznese të ndryshme të cilët kanë menduar reduktime drastike të stafeve të tyre. Si zgjidhet situata ekonomike në Shqipëri?

Lulzim Basha: Qeveria është shumë vonë në marrjen e masave për të përballuar një front tjetër të kësaj lufte që është kriza ekonomike. Ne kemi pothuajse 3 jave që kemi propozuar paketën tonë, disa propozime janë pranuar, me vonesë por janë pranuar. Unë e kam përshëndetur pranimin e tyre. Por nga ana tjetër nuk po zbatohen. Akoma nuk e dimë nëse në fund të marsit njerëzit që janë mbyllur në shtëpi, qofshin ata të vetëpunësuar apo punëmarrës tek bizneset të cilat janë mbyllur dhe nuk janë në gjendje të paguajnë pagat e punonjësve të tyre, do të kenë mundësinë të kenë minimumin jetik të garantuar në kontot e tyre bankare. Për këtë kemi kërkuar transparencë. Kemi kërkuar që masat e marra dhe të shpallura të detajohen dhe njerëzit ta dinë se kush përfiton dhe si përfiton. Deri tani nuk e kemi këtë.

A e ka mundësinë Shqipëria për këtë?

Lulzim Basha: Pa diskutim. Shqipëria ka mundësinë të bëjë 3 herë më shumë sesa ka bërë deri tani, në kuptimin e fondeve buxhetore, dhe për këtë ne kemi treguar fare qartë se ku janë paratë. 120 milion euro të cilat janë të buxhetuara këtë vit për 12 koncensione për 10 oligarkë, siç i njeh tashmë populli, duhet të anullohen menjëherë. Afro 40 milion euro në shpenzime operative duhet të ridestinohen menjëherë. Afro 100 milion euro në investime publike, mund të ridestinohen menjëherë. Në vend të kësaj shohim që vetëm në 10 ditët e fundit, kanë shkuar afro 30 milion euro për beton. Betoni nuk është prioritet sot. Sot prioritet është shëndetësia, siguria e jetës së qytetarëve, janë shtresat në nevojë të cilat po afrohen në një pikë vlimi ku nuk kanë më me çfarë të përballojnë të përditshmen e tyre dhe është ndërtimi i mekanizmave për të mbrojtur ekonominë. Të gjithë ekonominë, biznesin e vogël pa diskutim pasi është prioritet. Është motori i ekonomisë, është shtylla kurrizore e ekonomisë, fermerët po kështu por edhe punëmarrësit e mëdhenj. Masat duhet të jenë të vendosura, duhet të jenë të shpejta sepse kjo, njësoj si fillimi i krizës, së infektimit nuk pret. Në qoftë se i shkojmë nga mbrapa, atëherë dëmet do të jenë shumë të mëdha dhe do të na kushtojnë shumë më shumë se në rastin kur veprojmë menjëherë, ashtu siç kemi sugjeruar, ashtu siç kemi propozuar me masa konkrete. Është koha për të frenuar çdo shpenzim korruptiv dhe abuziv. Siç e thashë, 30 milionë euro për beton do të mjaftonin 2 muaj për 70 mijë punonjësit e fasonerisë me pagë minimale.

Next Post
Koronavirusi mbijeton tek kartat e kreditit, ja si ti dezinfektoni

Koronavirusi mbijeton tek kartat e kreditit, ja si ti dezinfektoni

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Vrases! Ke surrat e flet,ti qe je me i poshtri i te gjitheve. Pthu mos qofsh

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In