Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Basha publikon një tjetër video në “Facebook”, ndërsa shkruan se hajduti psiqik ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat 200 milionë euro.
Duke e krahasuar projektin e qeverisë për Teatrin Kombëtar të njëjtë me Velierën në Durrës, kreu i opozitës thekson se kjo është grabitje dhe vjedhje e pastër.
“Hajduti psiqik ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat 200 milionë euro. Njësoj si Veliera e Dakos së tij, kjo është grabitje dhe vjedhje e pastër. Shikoni si mashtron haptas hajduti psiqik”, shkruan Basha./l.m











