• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjedhjet u manipuluan”, padia e radhës e ‘Kaubojsit’ në Prokurorinë e Lezhës

by Java News
01/08/2019 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduart Ndocaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës i cili garoi përballë kryebashkiakut të ri në detyrë Pjerin Ndreu ka bërë një kallëzim penal në prokurori ndaj anëtarëve të KZAZ-ve 12 dhe 13 të bashkisë Lezhë, anëtarëve të votimit dhe numërimit të këtyre KZAZ-ve dhe vetë kryebashkiakut Pjerin Ndreu.

Ndocaj shkruan se gjatë procesit zgjedhor të 30 qershorit janë vërejtur mjaft parregullsi të cilat janë indicie të mjaftueshme se në këto zgjedhje janë konsumuar një sërë veprash penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik.

Një ditë më parë Gjykata e Lezhës vërtetoi mandatin për Kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu, ndërsa betimi i tij pritet të bëhet në datën 14 gusht.

Postimi i Plotë i Ndocajt

Sapo ndodhi kallezim penal ndaj bandes Ndreu per 30 qeshorin.

Kallzim.

Kallezues: Eduart Ndocaj i biri i Mark-ut dhe Dile-s, i datelindjes 19.09.1975.

KUNDER: Anetareve te KZAZ-ve 12 dhe 13 te Bashkise Lezhe, Anetareve te Komisioneve te Votimit dhe Numerimit ne KZAZ-te 12 dhe 13 te Bashkise Lezhe per zgjedhjet lokale te 30.06.2019.Dhe kandidatit per bashkin Lezhe Pjerin Ndreu.

OBJEKTI: Kallezohen veprat penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve, me konkretisht: “Shperdorimit te detyres ne bashkepunim”, “Falsifikimi i dokumentave dhe rezultatave te zgjedhjeve” “Demtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Shkelja e fshehtesise se votimit”, “Votimi me shume se nje here ose pa u identifikuar”, “Kanosja e zgjedhesve”, “Korrupsioni aktiv ne zgjedhje”, “Perdorimi i funksionit publik per veprimtari politike ose zgjedhore”.

Baza ligjore: Nenet 25, 248, 326, 326/a, 327, 327/a, 328 dhe 329 te K. Penal, Dekreti i Presidentit te Republikes te Shqiperise Nr.11166 date 10.06.2019.

Drejtuar: Prokurorise se Rrethit Gjyqesor
Lezhe

Te nderuar zoterinj,
Une kallezuesi Eduart Ndocaj mora pjese si kandidat per kryetar, i propozuar nga Partia Kombetare Konservatore Albania ne zgjedhjet per Kryetar te Bashkise Lezhe. Gjate dites te votimit me date 30.06.2019 dhe ne ditet vijuese jane verejtur nje sere parregullsish, prej vezhguesve te mi ne qendrat e votimit dhe numerimit. Keto parregullsi jane indicie te plota qe tregojne se ne keto zgjedhje jane konsumuar nje sere veprash penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve, nga personat e ngarkuar per organizimin dhe mbarvajtjen e tyre.
Me konkretisht nga vete procesverbalet e mbajtura nga anetaret e KZAZ-ve 12 dhe 13, si dhe nga anetaret e gupeve te votimit dhe numerimit verehen nje sere indiciesh qe te cojne ne dyshimin e arsyeshem se ne keto zgjedhje jane konsumuar nje sere veprash penale prej ketyre anetareve dhe vullneti i zgjedhesve eshte deformuar dhe tjetersuar:

1. Rezulton se ne 8 Qendra Votimi kane votuar 650 Meshkuj dhe asnje Femer, gje qe evidenton faktin se keto kuti jane manipuluar.

Me konkretisht:

Ne Qv 680 kane votuar 97 zgjedhes, te gjithe meshkuj (97 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 682 kane votuar 83 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (83 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 686 kane votuar 52 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (52 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 688 kane votuar 106 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (106 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 7141 kane votuar 162 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (162 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 7481 kane votuar 43 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (43 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 765 kane votuar 54 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (54 Meshkuj 0 Femra)
Ne Qv 700 kane votuar 45 zgjedhes, te gjithe Meshkuj (45 Meshkuj 0 Femra)

2. Gjithashtu ne 18 qendra nuk rezulton asnje flete e papardorur, pra kane votuar 100% e zgjedhesve, Në 19 qendra votimi nr. 7451, 7452, 7471, 7271, 743, 707, 720, 724, 691, 695, 751, 7561, 7591, 764, 700, 701, 704, kanë votuar 100%; nuk është gjetur fletë votimi e papërdorur, gje qe as ne kohen e sistemit dikatorial te Enveri Hoxhes ska ndodhur, pasi votonin 99%. Me konkretisht ne keto zona, si asnjehere me pare ne historine e zgjedhjeve, kane votuar 100% e zgjedhesve ne nje kohe kur 55% e tyre jetojne ne emigracion prej dekadash.

Qendrat e Votimit jane keto: 7452, 7471, 7271, 743, 707, 720, 724, 691, 695, 751, 7561, 7591, 764, 700, 701 dhe 704.

Nese per keto qendra hapen listat e votuesve dhe kryhen verifikimet per secilin ne sistemin TIMS, atehere do te rezultoje se kane votuar qindra e qindra persona qe kane vite qe nuk jetojne ne Shqiperi.
11. Në qendrën e votimit nr.763 në Ungrej kanë votuar edhe emigrantët që jetojnë në Greqi.

3. Vota te pavlefshme rezultojne se kane date 1270 Vota pra 9% e votuesve, nuk kane ditur te votojne.
Në qendrën e votimit 7441 janë manipuluar votat duke nxjerrë të pavleshme 11 vota, ku nxirrnin fitues z, Ndocaj. P. Ndreu 17 vota; E, Ndocaj 8 vota, plus 11 vota gjoja të pavleshme, po këshu kanë nxjerr në keto qendra votimi si, 726 në Kolsh, 725, 7431, 694, 695, 696, 755,761. Ky fakt perben nje indicie sesi jane tjetersuar votat nga te vleshme ne te pavlefshme, pasi nuk ka sens llogjik qe 9% e votuesve nuk paskan ditur te votojne.

4. ne nje kohe qe ne keto qendra kane votuar zgjedhes te mi, te cilet jane te gatshem ta deshmojne kete.

5. Gjithashtu ne shume qendra rezultoj me vetem 2 ,Në 22 qendra votimi; 690, 6971, 700, 7031, 7051, 7061, 723, 7441, 7451, 7452, 751, 759, 764, 765, 770, 681, 685, 6871, 7091, 716 janë gjetur vetëm nga 2 vota për kuti, fakt ky qe keta persona kane dashur dhe te tallen me personin tim duke me lene vetem disa numra votash qesharake ne favorin tim, ne nje kohe kur ne shume zona une kam pasur pjestare te fisit tim (qe edhe sikur vetem votat e tyre te numeroheshin drejt atehere do te kisha me dhjetra e dhjetra vota me shume per cdo QV).

6. Shume zgjedhes te mi jane frikesuar dhe kanosur, per te mos votuar fare apo per te votuar kundershtarin.

7. Vezhgueset e mi ne momentet e fundit jane nxjerre jashte nga vendet e numerimit duke tjetersuar vullnetin e zgjedhesve.

8. Eshte perdorur administrata ne fushate dhe jane perdorur institucionet shtererore per te intimiduar zgjedhesit e mi.

9. Gjithashtu ne shume qendra votimi nga procesverbalet perkatese kane rezultuar me shume vota te gjendura ne kutite e votimit se sa numri i zgjedhjesve qe kane marre pjese.

10. Gjate procesit parregullsite kane qene te shumta: numerues te dorehequr, te tjere te emeruar ne mes te proçesit, procesverbale per mbyllje kutish te pafirmosur nga kryetare komisionesh qe japin doreheqjen ne mes te proçesit te votimit apo numerimit, fenomene absurde siç eshte votimi i 3000 votuesve ne menyre te çuditshme oren e fundit para mbylljes te kutive kur gjithe diten nuk kishin votuar me shume se 12.000 vete.
Te gjitha keto indicie tregojne se ka pasur shkelje te renda te ligjit dhe qe jane konsumuar elementet e veprave penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve, duke cenuar keshtu ne menyre te pariparueshme gjithe procesin zgjedhor dhe vullnetin e sovranit.
Se fundmi, keto zgjedhje u zhvilluan ne kundershtim te hapur me Dekretin e Presidentit te Republikes te Shqiperise Nr.11166 date 10.06.2019, duke e bere gjithe procesin te kundarligjshem.

11. Në qendrën e votimit nr. 748 Shenkoll, në kuti janë gjetur 18 fletë votimi më tepër; fletë votimi në kuti 122 jane rregjistruar totale , Pjerin Ndreu vota 98; E. Ndocaj 14 vota; të pavleshme 10 vota, të papërdorura 18 fletë votimi. Total 140 – 122 = 18 fletë votimi më shumë në kuti.

12. Në qendrën e votimit 7441 janë manipuluar votat duke nxjerrë të pavleshme 11 vota, ku nxirrnin fitues z, Ndocaj. P. Ndreu 17 vota; E, Ndocaj 8 vota, plus 11 vota gjoja të pavleshme, po këshu kanë nxjerr në keto qendra votimi si, 726 në Kolsh, 725, 7431, 694, 695, 696, 755, 761. Vjedhja dhe manipulimi ka ndodhur ditën për diell.

13. Ne shume Qendra Votimi une Eduart Ndocaj rezultoj me 0 vota, Në 20 qendra votimi zero vota : 763, 689, 7092, 7331, 692, 703, 704, 705 , 7071, 724, 728, 7431, 746, 7461, 747, 7471, 7472, 750, 754, 756 , 7591, 760, s’janë gjetur asnjë votë per z. Ndocaj,

14.,NE Q,V 722 KAN DEKLARUAR SE KANE VOTUAR EDUART NDOCAJ mbi 5 QYTETARE ,TE GJETURA NE KUTI VEQ 3VOTA.
2, NE Q ,V 723 PATAKEJ KAN DEKLARUAR SE KAN VOTUAR EDUART NDOCAJ mbi 3 QYTETARE, TE GJETURA NE KUTI VEQ 0,VOTA.

15.Ne hapjen e 11 kutive të KZAZ-ve 12 dhe 13 për votimet e datës 30 qershor për kryetar të bashkisë Lezhë u gjeten 5 vota te manipuluara ne favor te z,Ndreu, duke legjitimuar kështu faktin e vjedhjes së votave nga komisioneret.

Ne perfundim, ju kerkojme ju si organ kompetent, kryerjen e nje hetimi te thelluar pasi indiciet dhe provat tregojne qarte dhe ne menyre te pamohueshme se ne keto zgjedhje jane kryer shume krime elektorale, ekzistojne dhe jane te njohura boterisht para te gjithe publikut.

Me respekt,
Kallezuesi,
Eduart Ndocaj

Kallëzimi penal i publikuar nga Ndocaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In