• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha premton në Athinë: Siç hoqëm vizat me BE-në, do i heqim edhe me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe

by A R
24/03/2025 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët Euroatlantik kanë zhvilluar të dielën një takim me shqiptarët në Athinë, duke vënë theksin tek projektligji për vettingun e politikanëve, si dhe heqjen e imunitetit të tyre.

Kryetari i Demoktaëve Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në këtë takim ka nënvizuar se këto 2 projektligje janë prej një viti të depozituara në Parlament dhe nuk futen për shqyrtim në rendin e ditës së punës së komisioneve parlamentare. Sipas tij, demokratët euroatlantik janë forca politike, e cila mbështet SPAK.

“Që të luftosh korrupsionin, duhet të mbështesësh drejtësinë e pavarur. Nuk mund të ulesh njëkohësisht në dy karrige, provoje, shiko si të dalin këmbët. Provoje të ulesh në dy karrige, edhe kundër korrupsionit edhe kundër SPAK-ut. Kush ju thotë që është kundër korrupsionit dhe kundër SPAK, është me korrupsionin. O je kundër korrupsionit dhe je me SPAK-un, o je kundër SPAK-ut dhe je me korrupsionin. Prej një viti e gjysmë ne kemi depozituar në Parlamentin e Shqipërisë zyrtarisht ligjin për vettingun e politikanëve. Kush nuk justifikon pasurinë, shkarkohet. Ky është standarti që ne kërkojmë për politikanët shqiptarë për të 140 deputetët shqiptarë, për anëtarët e kabinetit, për kryeministrin, për Presidentin, për drejtuesit e lartë të shtetit. Po në të njëjtën kohë edhe projekt-amendamentin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që kur një parlamentar dyshohet se ka kryer një krim në veçanti një krim të rëndë si korrupsioni apo krimi i organizuar, nuk ka nevojë të mblidhet parlamenti t’i heq imunitetin, por shkon si çdo qytetar në prokurori, në qoftë se është e nevojshme në arrest dhe para gjyqit”, tha Basha.

Ai ka replikuar edhe me deklaratat e Ramës, duke thënë se gjatë qeverisjes së tij, është dyfishuar numri i atyre që kanë braktisur vendin.

“Njeriu që i do më shumë emigrantët është padiskutim Edi Rama. I do kaq shumë, sa në 12 vitet e qeverisjes e ka dyfishuar numrin e emigrantëve shqiptarë jashtë atdheut. Është e vërtetë, e ka zbrazur Shqipërinë. Dhe kjo është prova më e qartë, më e prekshme e dështimit të tij 12 vjeçar. Nëse dështimi i tij dhe i qeverisjes së tij nuk do të shtrihej virtualisht dhe realisht në çdo fushë të jetës, a do kishte vallë 1 milionë emigrantë më shumë anembanë botës? Apo do kishte 1 milionë emigrantë të rikthyer në Shqipëri? Është dështimi total, katastrofik me ekonominë që i ka shtyrë dhe i shtyn shqiptarët në këto 12 vite të qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës, më të korruptuar nga 1912-ta, të marrin rrugët e botës. Nëse ekonomia shqiptarë do të zhvillohej, nëse ekonomia shqiptare do të ishte prioritet i Edi Ramës dhe i qeverisjes së tij, nëse do të mbante fjalën për 300 mijë vende pune, atëherë nuk do të iknin 1 milionë shqiptarë në emigracion’, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Në takimin me shqiptarët në Athinë, Basha theksoi edhe një herë angazhimin e tij për të hequr vizat edhe me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.

“Ishte një kohë kur ishim krah për krah me Kroacinë në anëtarësimin në NATO. Dhe sot jemi në të njëjtën tavolinë si Republika Helene, si Greqia në aleancën më të fuqishme ushtarake dhe të vlerave në botë në NATO. Dhe t’ia themi këtu nga Athina, t’ia kujtojmë kryeministrit që tavolina ku e kam ulur Shqipërinë, është e vetmja tavolinë ku ai ulet dhe sot e kësaj dite me partnerët Euroatlantik. Kjo është një provë tjetër se kur ke një qeveri dhe një kryeministër që parësor kanë interesat e njerëzve, nuk ka asgjë të paarritshme. Dhe sot nga Athina, meqë përmendëm shembullin e Kroacisë që tani është bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe janë hequr dhe vizat me SHBA, dua ta përsëris zotimin tim se ashtu si punuam dhe hoqëm vizat me Bashkimin Evropian, do të heqim vizat për shqiptarët me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe”, tha Basha.

Next Post
Ilir Meta feston ditëlindjen e 56-të pas hekurave, e uron Haxhinasto

Ilir Meta feston ditëlindjen e 56-të pas hekurave, e uron Haxhinasto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In