• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Basha premtoi çudira, por nuk bëri as punët më të thjeshta”

by
06/05/2015 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka zgjedhur deputeten Gjylameti për të shprehur qendrimin e radhës ndaj kreut aktual të Bashkisë, Lulzim Basha.

Blerina Gjylameti tha sot se Basha nuk ka mbajtur asnjë premtim të bërë në vitin 2011, ndërkohë që i konsideroi 4 vitet e qeverisjes së PD-së në krye ta Bashkisë Tiranë si një dështim.

Nga selia rozë, deputetja Blerina Gjylameti tha se Basha nuk ka mbajur asnjë nga premtimet e bëra.

Nga ana tjetër, ajo tha se Basha artikulon gënjeshtra, si ato për tramin, bulevardin apo terminalin multimodal.

“Lulzim Basha sot nuk guxon më as të shfaqet në Tiranë. Bredh nëpër Shqipëri duke premtuar çudira, por nuk gjen qoftë edhe një moment për t’u dalë përpara banorëve të Kryeqytetit e për t’u ballafaquar me ta për bilancin e një mandati të dështuar.  

Lulzim Basha premtoi çudira e projekte madhështore në 2011. Por në 4 vjet nuk arriti të realizonte as projektet më të thjeshta në ndihmë të banorëve të kryeqytetit.  

Duke filluar nga vera e vitit 2012, premtoi Luli, Bashkia e Tiranës me Lulin Kryebashkiak do të financojë shkolla dhe kopshte verore për të gjithë fëmijët, nënat e të cilëve janë në marrëdhënie pune.

Nuk është çudi që pas kësaj deklarate ndonjë zëdhënëse e Lulzim Bashës të dalë e të na shpjegojë sesi në fakt këto shkolla e kopshte verore janë organizuar por ne nuk i kemi parë. Ashtu siç nuk kemi parë as tramvajin, bulevardin e ri, apo kartën e studentit.

Për të hequr çdo hije dyshimi ne i ftojmë sot qytetarët e Tiranës të na thonë nëse kanë dëgjuar gjëkundi për këto shkolla. Nëse kanë ndonjë të afërm, komshi apo koleg të cilit Bashkia e drejtuar nga Luli i paska krijuar mundësinë të dërgojë fëmijët në këto shkolla e kopshte verore.

E vërteta është e thjeshtë dhe e dukshme për të gjithë. Si kur bëhej fjalë për projekte madhore, si kur bëhej fjalë për projekte modeste, premtimet e Lulit sot nuk vlejnë as sa letra mbi të cilën janë shtypur. 

Kryeqyteti sot më shumë se kurrë ka nevojë për një njeri që të punojë për Tiranën dhe qytetarët e Tiranës, jo nga Holanda apo SHQUP-i por si kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit. Në 21 qershor qytetarët do t’i tregojnë Lulit me votë se çfarë mendimi kanë për modelin e tij të dështuar të qeverisjes. Në 21 qershor qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur për drejtimin e duhur”, deklaroi deputetja Gjylameti, 

Next Post

Tahiri: Drejtësia vendos sipas xhepit, t'i themi stop korrupsionit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

March 4, 2026
“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In