Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale shpjegoi arsyen e ekzistencës sipas tij, të PD-së si forcë politike.
Ai postoi një foto dhe u shpreh se “arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’iu shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë”.
“Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’iu ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisëm së bashku”, u shpreh Basha.
Lulzim Basha u rikthye në krye të Partisë Demokratike në fund të korrikut.
/a.r