• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha: Peshkaqeni “madh” Ahmetaj të tregojë aferat me konçesionin e Skavicës

by A R
27/01/2016 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kësaj here kryetari i Partisë Demokratike Lulim Basha ka shigjetuar një sërë akuzash drejtuar Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj, duke e cilësuar me ironi si peshkaqenin e madh të bardhë dhe mësuesin më të pasur në botë të anglishtes, i cili sipas liderit të opozitës ka bërë afera korruptive me një komapni turke për koncensionin e Skavicës. Basha i hodhi akuzat gjatë mbledhjes së grupit të PD0së, ku theksoi se ka fakte që kompanisë turke iu premtua dhënia e konçensionit të Skavicës. Kryedemokrati ju referua sistemit TIMS dhe shmangieve që ka bërë Ahmetaj teksa ka udhëtuar drejt Turqisë me çarterat e komapnisë turke. Basha tha se Skavica do duhej të ishte një pronë publike dhe jo t’i falej një kompanie pa eksperiencë në sektorin e energjitikës.

“Arben Ahmetaj, një specie e rrallë, Peshkaqeni i madh i bardhë, mësuesi i vetëm i anglishtes me një pasuri kaq të madhe.. I ‘shkau gau’ te Arjan Çani dhe pohoi se investimi madhor i qeverisjes është Syzeri, që i solli charterin. Suzeri ti ka gjetur miqtë edhe në aviacionin turk. Sa herë ka udhëtuar me çarter? Sa herë ka udhëtuar dhe kush ia ka paguar.. I fshiu të dhënat e TIMS-it.. si ke vënë vulë pasaportës, por të dhënat e aviacionit nuk i fsheh dot. Të përgjigjet sa herë ka udhëtuar me charter vitin e kaluar, dhe kush ia ka paguar hotelin”- tha Basha.

Basha po ashtu deklaroi se PD është dakort pë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit pas propozimit të partnerëve të SHBA-së. Por sipas Bashës, Edi Rama, nuk flet fare për këtë çështje, pasi sipas tij “dikush po i tërheq xhaketën”.

“PD ra dakort me ekspertët e huaj për draftin e Byrosë së Hetimit. Kemi tre muaj që kemi dhënë dakortësinë. Ky zotëri që çirret nga mjesi deri në darkë, pse nuk e jep dakortësinë e tij? Kush ja ka kapur xhaketën? Një forcë e madhe duhet të jetë.”- tha Basha.

Në lidhje me reformën në drejtësi Basha shtoi se emri që simbolizon pengesën për reformën në drejtësi është Edi Rama. Nga ana tjetër, Basha i bëri ftesë kryeministrit që të ulen në tryezë dhe të dakortësohen për një reformë të pakapur politikisht.

“Jemi në një situatë absurde kur opozita e ofron bashkëpunimin, e qeveria e refuzon me 64 vota. Shpëtimi nuk mund të jetë keqpërdorim i reformës. Ne jemi të gatshëm që kjo reformë të bëhet. Reporterët erdhën e shkuan, ne presim dhe opinionin final. Drejtësia shqiptare nuk do të kapet, ndaj dhe tani është momenti që ai si kryeministër të dalë dhe të flasë qartë, nëse e kishte, e ka me të vërtetë bërjen e reformës në drejtësi. I përsëris ftesën, që të ulemi në tryezë që të bëjmë një reformë të pakapur politikisht. “- tha kryedemokrati.

Basha ka denoncuar gjithashtu një sërë konçensionesh të tjera, ndër to, edhe një të ri, që sipas kryedemokratit ka të bëjë me çipin e targave, ku shqiptarëve do tu fuhet të paguajnë 50 euro secili.

“Jemi njoftuar për një tjetër koncesion, targa të reja me çip 50 euro do paguajë çdo shqiptar… Korrupsioni me koncesionet ka marrë erë dhe po qelbet. Rama të japë me koncesion edhe qeverinë e vetë e të dredhë zinxhirin. Qeverinë do ta dorëzojë por jo me koncesion, shqiptarët do kenë qeverinë që meritojnë”- tha Basha.

Next Post

Çfarë tregon forma e buzëve për ty? Lexoje këtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In